Vrau për gjakmarrje në 1999/ Gjykata e liroi, arrestohet sërish i dënuari me 20 vite burg (FOTO+VIDEO)

Arrestohet në Pukë një i dënuar me 20 vite burg për vrasje. Ndue Memaj, 39 vjeç, banues në Lezhë, ishte në kërkim prej 19 vitesh për një vrasje të kryer në vitin 1999 për gjakmarrje. Në 2013-ën, Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim" e "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Memaj ka vrarë për gjakmarrje në vitin 1999 shtetasin Jak Ndoka, i cili po drejtonte një automjet furgon në Fushë Arrëz kur u qëllua për vdekje nga i arrestuari. Furgoni del nga rruga dhe përplaset me një kioskë aty pranë brenda së cilës ndodhej shitësi, Agron Hyseni, i cili për pasojë ka humbur jetën në vend. Ndue Memaj ishte ekstraduar nga Italia në vitin 2010. Edhe pse mbi të rëndonte akuza e vrasjes për gjakmarrje, ai është lënë i lirë nga Gjykata. Apeli ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë, por Memaj u arratis, për t'u arrestuar sërish pas 8 vitesh. 

Skeda e Policisë së Shtetit për Ndue Memajn

Dinamika e ngjarjes, si ndodhi vrasja në 1999
Gjykata e Pukës e ka gjetur fajtor të riun dhe e ka dënuar në vitin 2000. Memaj, më datë 8 nëntor 1999, në Fushë-Arrëz ka qëlluar me automatik dhe ka vrarë shtetasin Jak Ndoka. Në momentin e vrasjes, Ndoka ka qenë duke drejtuar mjetin e tij furgon dhe si pasojë është përplasur me një kioskë, duke shkaktuar vdekjen e shtetasit Agron Hyseni, i cili gjendej brenda saj. Nga kjo ngjarje është plagosur gjithashtu edhe një kalimtar i rastësishëm. Më pas autori është larguar nga vendngjarja, duke i dhënë një letër kryeplakut të fshatit në të cilën shkruhej se vrasjen e kishte kryer për gjakmarrje.

Njoftimi i Policisë:

Pukë

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 20 vjet burg. 

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të D. V. P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

Ndue Memaj, 39 vjeç, banues në Lezhë. 

Ndalimi i tij u bë pasi me 03.11.1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit J. N dhe A. H., dhe për këtë ngjarje, Gjykata e Apelit Shkodër me vendim nr. 407 dt 07.11.2013 e ka denuar me 20 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim" e "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet 78 e 278/2 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur