Vrau tre vetë për një shuplakë, burg autorit të masakrës së Matit, Kujtim Koxha kyç gojën në Gjykatë (VIDEO)

Arrest me burg për autorin e masakrës së Matit. I braktisur nga famija dhe pa avokat mbrojtës, Kujtim Koxha, 54-vjeç, autori i krimit të trefishtë në fshatin Shëlli të Matit, doli sot përpara Gjykatës për masën e sigurisë. Autori nuk ka pranuar të flasë përpara trupit gjykues, ndërsa ka refuzuar avokatin e caktuar nga Gjykata. 

Ndërsa gjatë dëshmisë së tij në polici, 54-vjeçari pranoi autorësinë e krimit, por nuk është penduar për tre viktimat që shkaktoi, dy nga të cilët punonjës të Bashkisë, Erzen Aliaj dhe Mentor Hoxha, dhe bashkëfshatarin e tij, Hamit Buçi, ndërsa mbeti i plagosur Astrit Hani, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit.

Ai është shprehur se debatoi fillimisht me viktimat, ndërsa njëri prej tyre, Erzen Aliaj e ka goditur me një shpullë, teksa ndodheshin në lokalin e fshatit. Në gjendje të dehur, 54-vjeçari ka dalë nga lokali dhe është kthyer më pas me një armë zjarri kallashnikov, karikatorin e të cilit e zbrazi mbi tre viktimat.

Kujtim Koxha, autori i masakrës së Matit sot para gjykatës

Ngjarja mund të kishte bilanc edhe më tragjik, nëse Kujtim Koxhës nuk do i ishte marrë arma nga dora. Përpara policisë ai tha se ishte ndjerë i fyer nga goditja me shuplakë në sy të bashkëfshatarëve të tij dhe për këtë shkak ndërmori aktin makabër.

Në vendin e ngjarjes autoritetet gjetën 11 gëzhoja. Për ironi të fatit, më herët në lokal kishte qenë babai i një prej viktimave, Mentor Hoxhës, i cili e kishte qerasur me raki autorin e masakrës, Kujtim Koxha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 15/10/2018 23:16

    Se pari,nencmimi i integritetit personal eshte veper kriminale,dhuna sjelle dhune,nje shuplake me Kanun eshte me e rende sesa nje vrasje pasi te humbe krenarine burrerore.Ne rastin konkret me dhimbsen familjaret qe humben te afermit por ta dijne se kishin familjare perbuzes te gjakut duke nencmuar nje person tjeter me apo pa dashje,nje person qe ne anen tjeter ballafaqohej me kater njerez tjere te ndershem apo kriminele neve mund ti quajme si te deshirojme por sjellja e tyre ishte kriminale.Personalishte jam kunder dhunes por nuk mund te lejoje dhune nga cdo person qe shitet i ndershem dhe te perbuz .Dy duar per nje koke,ky eshte Kanuni i Leke Dukagjinit. Me te mira

    Përgjigju
    • Fredi: 16/10/2018 09:23

      Ik ore qytyk injorant, trutharë!

  • I pa besushmi: 15/10/2018 12:13

    Te varet dhe eshte pak!

    Përgjigju
  • Njeriu i protestave: 15/10/2018 11:13

    Nuk them se ka ba mire qe i ka vra por ai qe e ka qelluar me shuplake ca ka kujtu se rrifet burri ne sy te fshatit me shuplaka dhe ky pine kafe si herkuli rehat.. Ai e ka meritu se e ka kerku vete vdekjen por per te tjeret me vjen keq Familja ska pse e abondonon se nuk ka ba krim per turpe e ka ba per burrni.. Ata te tjeret qe vdiqen kote mos ti rrinin afer ati qe e qelloj me shuplak Ta shunin sherrin pastaj te pinin raki

    Përgjigju
    • Fredi: 16/10/2018 09:24

      Të dhjefsha burrnine tende injorant !

    • nini: 15/10/2018 16:42

      shko ne ndonje qender riabilitimi e riedukimi. se tipa si ty na kane lene ne kete nivel. gjithone nese shkrimi nuk eshte ironik.

  • Kafsha: 15/10/2018 10:46

    “U ndje i fyer për shuplakën përballë bashkëfshatarëve të tij..” Pra, rast tipik i njeriu të prapambetur neandërtal të Epokës së Gurit ku të njëjtën gjë do të bënin edhe bashkëkstnarët e tij ( pra të gjithë kriminelë ), nqse dikush do tu fuste nga një shpullë. Pra për një gjoja turp, hapi tre varre.. Bajgë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja