Vuçiç: Nëse fusim ushtrinë në Kosovë, hyjmë në konflikt me NATO-n

Vuçiç: Nëse fusim ushtrinë në Kosovë, hyjmë në konflikt me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se NATO e ka paralajmëruar atë kundër ndërhyrjes me ushtrinë serbe në Kosovë.

Disa herë kam marrë këtë paralajmërim, për të mos përdorur fjalë më të rëndë: Nëse përpiqeni të hyni me ushtrinë tuaj, me policinë tuaj në Kosovë, në çfarëdo mënyre, NATO do ta trajtonte këtë si akt armiqësor dhe do të ishit në konflikt me aleancën më të fuqishme në botë.

Aleksandër Vuçiç

Ai po ashtu tha se nuk është optimist për bisedimet me Kosovën, porse Beogradi nuk do të heqë dorë nga dialogu, pasi atë e sheh si “të vetmen zgjidhje drejt kompromisit”.

Para nesh janë bisedimet në Bruksel. Nuk jam optimist, por serbët do të bëjnë përpjekje që të arrihet deri te kompromisi.

Aleksandër Vuçiç

Vuçiç shprehu shqetësim për, siç tha, sulmet e shpeshta ndaj serbëve në Kosovë, në ditët e fundit, dhe shtoi se kjo është fushatë për frikësimin e popullatës lokale serbe.

Deri tash kemi arritur të ruajmë paqen dhe qëndrueshmërinë, por kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë sepse shqiptarët po bëhen gjithnjë e më nervozë./REL

Aleksandër Vuçiç

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 08/06/2018 09:14

    Cfare thote ky t..? Keta provokojne vete dhe pastaj viktimizohen. Stil interesant per te kerkuar anetaresim ne BE, me gjasme kane keta ndonje gje ne dore. Ato qe thone skane shance as ti enderrojne jo ti zbatojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë