Vuçiç: Gati të bëjmë lëshime dhe kompromis për zgjidhjen me Kosovën

Vuçiç: Gati të bëjmë lëshime dhe kompromis për zgjidhjen me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, duke folur sot për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, deklaroi se shteti i tij është i gatshëm të zhvillojë bisedime dhe të gjejë një zgjidhje mes dy vendeve.

Nuk e di nëse do të vazhdojnë në qershor, korrik apo gusht. Gjithsesi ne nuk do t’u ikim këtyre bisedimeve.

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë

Ai shtoi se pavarësisht gatishmërisë së Beogradit për të vazhduar këto bisedime në Bruksel, duhet të shihet edhe nëse ky dialog po prodhon diçka produktive në gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dy palët, shkruajnë mediat kosovare.

Sa herë që bëj një pyetje, ajo mbetet pa përgjigje. Ne jemi të gatshëm të flasim, mirëpo duhet edhe të shohim rezultatet nga këto bisedime.

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë

Madje Vuçiç thotë se sipas tij Beogradi ka përmbushur të gjitha obligimet e dala nga dialogu i Brukselit, përderisa Prishtina nuk ka përmbushur të vetmen marrëveshje që e kishte obligim ta implementonte.

Para se të gjithash, duhet të shohim palën tjetër tek përmbush obligimet e saja. Ne nuk mund të flasim vetëm për gjetjen e një zgjidhje, e ndërsa Serbia kryen të gjitha të tjera dhe nuk merr asgjë në këmbim.

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë

Ai shton se Serbia është e gatshme për kompromise dhe lëshime, mirëpo vullnet për një gjë të tillë, Vuçiq thotë se duhet të ketë edhe pala kosovare. Vuçiç këto komente i bëri në një konferencë për media pas eventit të organizuar në Serbi për Ditën e Policisë.

Komente

  • Edi: 28/05/2018 08:57

    Lereni te beje edhe disa monologe te tjere... Nuk ka me asgje ne dore. Edhe ai e di shume mire kete gje

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë