Vuçiç: Në ring për Kosovën jemi me këmbë e duar të thyera, por do fitojmë!

Vuçiç: Në ring për Kosovën jemi me këmbë e duar të thyera, por do fitojmë!

Presidenti Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke folur për Kosovën ka theksuar se nuk kërkon alibi e as arsyetim, por vetëm zgjidhje për të ardhmen e Serbisë.

Duke folur për televizionin Pink, ai ka thënë se në intervistën për gazetën britanike 'The Guardian' kishte theksuar se nuk është optimist, se nuk është ndonjëri që beson se do të mundë të gjejë zgjidhje, porse mendon se ekziston shpresa që të arrihet marrëveshja.

Ai ka shtuar se serbët dëshirojnë t’i prolongojnë zgjidhjet, e shtyjnë atë që iu dhemb duke llogaritur se diçka do t’iu bjerë nga qielli, por, shtoi, se kjo nuk do të ndodhë. Ka përkujtuar se serbë nuk ka më në Gjakovë, Ferizaj, Prishtinë dhe as që dëshiron të flasë për serbët në Skenderaj e Kaçanik.

Sipas tij, “dëbimi dhe lufta për Kosovën nga ana e shqiptarëve ka filluar që nga Lidhja e Parë e Prizrenit (ai e jep gabimisht vitin - 1879), vazhdoi me Lidhjen e Dytë të Prizrenit 1942, kur është formuar Lëvizja Balliste dhe është vazhduar edhe pas Lidhjes së Tretë e Prizrenit 1946 në New York, ndaj të cilave nuk kemi dhënë përgjigje adekuate”, është ankuar ai, transmeton Koha.net.

“Na munden me numra, me politikën joparimore të bashkësisë ndërkombëtare dhe të fuqive të mëdha por edhe me gjërat e politikën tonë ta pamenduar”, konstatoi Vuçiç.

Ai ka thënë se: Serbia në këtë luftë është si boksieri i cili është në gjysmë grogi pas luftës së vështirë shumë dekadëshe në të cilën i janë thyer duart e këmbët në vitin 1999, që u hendikepua edhe më shumë në vitin 2004 me pogromin dhe frikësimin e serbëve e pastaj edhe më shumë me shpalljen formale të pavarësisë, e cila, sipas tij, u bë me vendimin e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo ka ndodhur, sipas tij, në kohën kur në Serbi ishte një pushtet i brishtë e i përçarë.

“Pastaj u nisëm në të ashtuquajturën ofensivë të madhe në vitin 2010. Me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e gënjyem popullin për diplomacinë në avull ashtu që vetë në zarfin me letër për pavarësinë e Kosovës e vumë vulën dhe dyllin, e vulosëm me fajin tonë pavarësinë, teksa e dinim se do të humbnim të gjitha, sepse vendosnin gjykatësit e vendeve që e kishin njohur shpalljen e njëanshme të pavarësisë. Edhe i çmenduri e i verbri do ta kishte të ditur që më parë rezultatin”, ka thënë ai.

Vuçiq ka shtuar se gjithmonë, si me shati në kokë, e godasin me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pasi i thonë se “çfarë duhet respektuar nëse jo këtë vendim”. Ai ka treguar se fajin për këtë e ka politika jo profesioniste dhe e papërgjegjshme e udhëhequr nga Boris Tadiç.

Ai ka thënë se gjendemi në ring me dy duart dhe dy këmbët e thyera, e kemi lidhur veten tonë dhe në gojë e në hundë kemi vënë fashë dhe nuk mund të marrim frymë e po pritet nga ne që në këtë luftë të fitojmë.

“Nuk mund të fitojmë, por duhet të përpiqemi të mbetemi në ring dhe ta ruajmë atë që mundemi. Kjo është jashtëzakonisht e vështirë”, ka thënë ai. “Nuk kërkoj alibi, as arsyetim, por zgjidhje për të ardhmen e Serbisë dhe nuk dua të arsyetohem para askujt. Dua ta bëj të rëndësishmen për Serbinë e të Kosovën”, ka thënë ai duke shtuar se problemi është se nuk do të kemi fëmijë dhe se këtu duhet marrë masa urgjente.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosova martire: 07/05/2018 17:09

    Zoti President.E dini shume mire se si e keni marre Kosoven dhe trojet e tjera shqiptare qe akoma i mbani te pushtuara,asimiluara dhe i keni serbizuar me dhune.Akoma po lozni me gjakun e shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi flet në mbledhjen e PL-së, Meta shkrihet së qeshur

Kryemadhi flet në mbledhjen e PL-së, Meta shkrihet së qeshur