Vuçiç dënon dhunimin e flamurit kroat nga Shesheli

Vuçiç dënon dhunimin e flamurit kroat nga Shesheli

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dënuar rastin e dhunimit të flamurit kroat nga lideri i Radikalëve serbë, Vojisllav Sheshel.

Vuçiq, siç raportojnë mediat në Serbi, ka thënë se dënon çdo lloj dhune e kërcënimi, sikurse edhe “djegien e flamurit kroat apo të cilitdo shtet tjetër”, dhe ka shtuar se “ajo që ndodhi sot në Kuvend do t’i kushtojë shumë Serbisë”.

Për televizionin publik serb, Vuçiq tha se nuk ka përgjigje se përse ndodhi një gjë e tillë, por ka thënë se i vjen keq pse delegacioni kroat vendosi të linte Serbinë, duke shtuar se gjatë vizitës së tij të fundit në Kroaci, në Zagreb u dogjën disa flamuj serbë por megjithatë, ai e vazhdoi vizitën, transmeton Koha.net.

Ai ka kujtuar se Vojisllav Shesheli ka bërë të njëjtën gjë edhe gjatë vizitës së zyrtares së BE-së, Federica Mogherini, në Kuvendin e Serbisë, “por ajo, lëre që nuk e lëshoi Serbinë, por qëndroi në Parlament dhe e përfundoi fjalimin”./ Koha.net

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës