WTTC: Turizmi shqiptar me rritje të gjithanshme

WTTC: Turizmi shqiptar me rritje të gjithanshme

Foto ilustruese

Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve (WTTC) parashikon një rritje të gjithanshme për turizmin shqiptar gjatë vitit 2018. Në një analizë të përgjithshme, WTTC-ja përmend ndikimin e turizmit shqiptar në Produktin e Brendshëm Bruto, në punësim, në numrin e vizitorëve si edhe në totalin e investimeve. WTTC-ja i parashikon në rritje të gjithë këta faktorë.

Sipas saj, kontributet direkte të turizmit në PBB gjatë vitit 2017 ishin 134. 1miliardë lekë (USD 1,124.1mln), ose 8.5% të PBB-së totale, ndërkohë që për vitin 2018 parashikohet një rritje prej 3.9% in 2018 dhe një rritje prej 4.7% në vit përgjatë viteve 2018-2028. Kjo rritje do të arrijë në 220.4 miliardë lekë (USD 1,847.2 mln) ose në 9.3% të PBB-së totale në vitin 2028.

Sipas WTTC kontributi total për vitin 2017 ishte 414.2 miliardë lekë (USD 3,471.9 mln) ose 26.2% e PBB dhe parashikimi është një rritje prej 4.4% në vitin 2018 dhe një rritje prej 4.7% në vit, në 684.2 miliarëd lekë (USD 5,735.0 mln) ose 28.9% e PBB në vitin 2028.

Ndërkohë, kontributi direkt për punësimin nga turizmi gjatë vitit 2017 ishte 93,500 vende pune (7.7% e punësimit total). Kjo pritet të rritet 3.3% në vitin 2018 si edhe një rritje prej 1.4% çdo vit në 111,000 vende pune (8.8% e punësimit total) në vitin 2028.
Në 2017, kontributi total i turizmit në punësim, përfshi punët e mbështetura në mënyrë indirekte nga industria ishte 24.1% e punësimit total (291,500 vende pune).

Kjo pritet të rritet me 3.8% në 2018 në 302,500 vende pune dhe do të rritet me 1.3% në 344,000 vende pune në 2028 (27.3% të totalit). Sipas WTTC, eksportet për vizitorët dhanë 235.5 miliard lekë (USD 1,974.1 mln), 54.2% të eksporteve totale në 2017.

Kjo parashikohet të rritet me 3.6% në 2018 dhe do të rritet me 4.7% , nga 2018-2028, në 387.4 miliard lekë (USD 3,247.4 mln) në 2028 ose 62.2% të totalit. Ndërkohë, për investimet WTTC thotë se për vitin 2017 ishte 32.2 miliardë lekë ose 7.5% e totalit të investimit (USD 269.9 mln). Ato do të rriten me 5.5% në 2018, dhe me 4.4% gjatë 10 viteve të ardhshme deri në 52.1miliard lekë (USD 437.1mln). ATSH

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës