Xhafaj: Operacion për shkatërrimin e armëve të tepërta në 2019, problem serioz për Shqipërinë

Në një takim të zhvilluar sot në kuadër të luftës kundër trafikimit të armëve, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka thënë se ky është një problem edhe për Shqipërinë. Takimi i organizuar nga BE dhe lançuar nga Gjermania dhe Franca, dhe Xhafaj theksoi se në Shqipëri, armët janë në duart e njerëzve të papërgjegjshëm.

“Armët janë në duart e të papërgjegjshmëve. Investimi ynë politik shkon në fushën e zbatimit të ligjit. Keqpërdorimi i armëve, një problem serioz. Po hartohet dhe zbatohet një strategji veprimi. Legjislacioni penal, ndër më të ashpërit në rajon”,- u shpreh Xhafaj.

Xhafaj ka thënë se ministria e brendshme është duke planifikuar një strategji të qartë për shkatërrimin e armëve të tepërta, që sipas ministrit janë kthyer në një problem serioz për Shqipërinë.

Pjesë nga fjala e ministrit Xhafaj në takim:

E konsideroj këtë nismë franko-gjermane pozitive. Keq përdorimi i armëve përbëjnë një rrezik serioz për të gjithë ne. Përdorimi i tyre nga organizatat kriminale e më pas nga celulat terroriste mbetet problematik. Shqetësimi i kalon kufijtë rajonalë. Vitet e fundit qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për një kontroll më rigoroz të qarkullimit të armëve. Gjithashtu Shqipëria ka kërkuar një zgjidhje për mbajtjen pa leje apo trafikimin e armëve.

Tragjedia kombëtare e vitit 1997 që zhvendosi në masë armë nga depot në duart e qytetarëve ka prodhuar e vazhdon të prodhojë fatkeqësi me humbje jetësh njerëzore. Është dashur një punë e jashtëzakonshme në vitet për të zbutur efektet e asaj çmendurie. Shqipëria ka arritur rezultate të mira në luftën kundër trafikimit të armëve.

Janë ndëshkuar rastet e armëmbajtjeve pa leje, kjo ka çuar në ulje të ndjeshme të vrasjeve me armë zjarri. Këto shifra janë shumë më të ulëta edhe në këtë vit që jemi. Por përsëri me mesetare të ulët në krahasim me standartet e BE. Fushata ndërgjegjësuese për dorëzimin e armëve ka rezultuar përgjithësisht pozivite. Ministria e Brendshme është e angazhuar që në vitin 2019 të nisë operacionin për shkatërrimin e plotë të armëve të tepërta. Reformat e vëna në lëvizje kanë pikërisht këtë qëllim. 

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I pa besushmi: 20/09/2018 12:44

    Lereni per nga 20 zoti minister ka kohe deri atehere eshte armatosur gjysma e popullit.

    Përgjigju
  • Eri: 20/09/2018 10:12

    Po ik re se le nam je ber per humor ik mor arredto no nje po leji deklaratat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK, Mes të pandehurve Ilir Beqaj

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK, Mes të pandehurve Ilir Beqaj