Xhafaj: E vërteta e dënimit të vëllait tim në Itali më 2002, çfarë bisedova me Majkon

Xhafaj: E vërteta e dënimit të vëllait tim në Itali më 2002, çfarë bisedova me Majkon

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka sqaruar dënimin e vëllait të tij në Itali, Agron Xhafaj. Duke ju përgjigjur akuzave të opozitës, Xhafaj deklaroi se vëllai i tij ka marrë një dënim penal në Itali në vitin 2002 dhe për këtë ai ka kërkuar dorëheqjen.

Xhafaj theksoi se i kërkoi Pandeli Majkos dorëheqjen si ministër i Turizmit, por ai e refuzoi largimin e tij.

Sqaroj lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim. Ka marrë një dënim penal në Itali. Kam bërë deklarime publike për këtë çështje që nga viti 2002. Janë të gjitha publike, mund të verifikohen. Ngjarja ka ndodhur në 2002, vëllai ishte 22-vjeç, u ndalua për 1 muaj dhe u lirua, duke urdhëruar largimin nga Italia. Atëherë isha ministër i Turizmit në qeverinë "Majko", i kam kërkuar kryeministrit të kohës dorëheqjen, por pas bisedës me kryeministrin ai refuzoi dorëheqjen time.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm


Lajmi kryesor:

Akuzat për vëllanë/Xhafaj: S'kam menduar dorëheqjen, nuk trembem nga shantazhet


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0