Xhafaj në Londër takon zyrtarë të lartë, merr përgëzime për arritjet, Wallance: Rezultate mbreslënëse

Xhafaj në Londër takon zyrtarë të lartë, merr përgëzime për arritjet, Wallance: Rezultate mbreslënëse

Ministri Xhafaj takon zyrtarë të lartë në Londër

Londër-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë qëndrimit në Londër, ku mori pjesë në takimin e Ministrave të Brendshëm në Samitin e Ballkanit Perëndimor, u takua me Ministrin për Sigurinë dhe Krimin Ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallance, Ministrin e Shtetit për Policinë dhe Drejtësinë Kriminale Nick Hurd dhe Sekretarin e Shtetit britanik për Çështjet e Brendshme, Sajid Javid.

Ministri Xhafaj njohu ministrat me prioritetet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, si dhe me progresin e bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, rezultatet në luftën me zero tolerancë ndaj kultivimit të kanabisit dhe projektin e Policimit në Komunitet, projekt ky i cili ka edhe mbështetjen me ekspertizë të Qeverisë britanike.

Duke u ndalur te operacioni “Forca e Ligjit”, Ministri Xhafaj informoi bashkëbiseduesit lidhur me bashkëpunimin shumë të mirë që është ndërtuar aktualisht ndërmjet policive të dy vendeve, e konkretizuar kjo në një shkëmbim intensiv informacioni, si dhe në hetime të përbashkëta. Z.Xhafaj gjatë bisedës me homologët e tij britanik kërkoi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe aseteve kriminale.

Wallance përgëzoi Ministrin Xhafaj për rezultatet mbresëlënëse dhe u shpreh i gatshëm për të zgjeruar e konkretizuar më tej bashkëpunimin me Policinë shqiptare, kryerjen e analizave të përbashkëta për grupet kriminale që ushtrojnë veprimtari në të dy vendet, intesifikimin e hetimeve me skuadra të përbashkëta policore, si dhe rritjen e asistencës ndaj Policisë Kriminale dhe posaçërisht ndaj Task Forcës Speciale. Të dy palët ranë dakort të intensifikojnë më tej kontaktet për të dakordësuar një axhendë bashkëpunimi në nivel institucional dhe operacional.

Ministri i Brendshëm zhvilloi, gjithashtu, një takim me Sekretarin e Shtetit britanik për Çështjet e Brendshme, Sajid Javid. Ky i fundit vlerësoi si tepër të frytshëm bashkëpunimin me Policinë shqiptare dhe u shpreh i gatshëm për ta thelluar më tej atë. Ai veçoi bashkëpunimin për çështjet e sigurisë me Shqipërinë, duke theksuar se ky është një element kyç për ndërtimin e shoqërive më të sigurta. Javid iu përgjigj pozitivish ftesës së Ministrit Xhafaj për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilo: 10/07/2018 20:11

    Realisht Forca e Ligjit dhe lufta kundra kanabisit na kane rradhitur nder vendet qe kane punuar me shume kto kohe. Bota nuk na shikon me si vend kriminaliteti dhe parajse kanabisi por na krahason me vendet e rajonit dhe jemi shume here me lart se vendet e Ballkanit

    Përgjigju
  • eneda: 10/07/2018 20:11

    Shqiperia e vogel me ballin lart ne arenen nderkombetare. Kur punon ke se cfare tregon dhe te huajt te shikojn me sy tjeter nuk te shikojn si vend kultivimi kanabisi por si vend i reformave

    Përgjigju
  • Eli: 10/07/2018 20:11

    Rama per mendimin tim duhet te gjej sa me shume "Xhafaj" per qeverine e tij dhe sa me pak "Ahmetaj"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri