'Xhafaj'/ Paloka: Thirrje shqiptarëve të na bashkohen në protestë për të larguar Ramën

TIRANE-N/ kryetari i grupit të PD, Edi Paloka në një deklaratë për mediat ftoj të gjithë shqiptarët pa dallime politike që të bashkohen në protestën e opozitës në datë 26 maj, ora 11:00 kundër qeverisë Rama. Paloka u shpreh se përmes protestës duan ti dërgojë një mesazh Europës se duan një qeveri të ndershme që të realizojë kushtet për hapjen e negociatave. Por, kujtojmë që protesta e opozitës vjen vetëm pak javë para vendimit të vendeve të BE nëse do i japin një shans Shqipërisë për hapjen e negociatave pas rekomandimit të KE në 17 Prill.

Rama i mashtroi shqiptarët duke u thënë se ka bërë një ekspertizë, por nuk tregoi agjencinë. Rama dhe Xhafaj nuk bënë transparencë, asnjë agjenci nuk do të mund ti thoshte të zezës të bardhë. Xhafaj e di se zëri në përgjime është i vëllait, prandaj e largoi me urgjencë vëllanë pa e nxjerrë me zë e me figurë. Rama është pjesë e skenarit për të mbuluar veprat kriminale. Pjesa e dytë e skenarit është imponoi i prokurorisë për rezultatin e paracaktuar nga Rama. Xhafaj vijon në detyrë për të shkatërruar dhe manipuluar provat në prokurori. Ftoj shqiptarët në protestë javën tjetër për të bashkuar shqiptarët në një zë. Iu ftoj të bashkohemi në protestën kombëtare për t'i dhënë mesazhin Europës, se duam një qeverisje të ndershme që do të realizojë kushtet për hapjen e negociatave.

Edi Paloka

PD audio-përgjimin dhe më pas intervistën me dëshmitarin 'X', Albert Veliu e ka kthyer në akuzë duke pretenduar se implikon vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj në trafik droge. Por kontradiktat dhe pikëpyetjet që ngrihen pas publikimit të audio-përgjimit, prononcimit të Veliut dhe intervistës së gazetarit Jetmir Olldashi janë të shumta.

Që kur shqiptarët u njohën me skandalin Xhafaj, Edi Rama po zbaton një skenar kriminal që synon mbylljen e hetimeve pa vënë para drejtësisë vëllain e ministrit të Brendshëm për trafik droge. 

Pjesë kryesore e këtij skenari është mohimi i zërit të Agron Xhafajt, që i siguroi Dëshmitarit X gjetjen dhe transportin e hashashit me garancinë se Policia nën varësinë e vëllait të tij Ministër i Brendshëm, do ti hapte rrugën.

Edi Rama i mashtroi shqiptarët duke thënë se ka bërë një ekspertizë të zërit në një agjensi të specializuar, por ai akoma nuk ka treguar se cila është kjo agjenci. 

Edhe Fatmir Xhafaj tha të njëjtën gjë po atë ditë, por as njëri, as tjetri nuk bëjnë publik emrin e agjencisë që na paska bërë ekspertizën. 

Rama dhe Xhafaj ministër nuk bënë transparencë para shqiptarëve, siç kanë detyrimin ta bëjnë, jo se e ashtuquajtura ekspertizë nuk përbën provë, por sepse asnjë agjenci e specializuar nuk do t’i thoshte të zezës të bardhë! 

Fatmir Xhafaj e di që zëri në përgjime është i të vëllait. E di që Dëshmitari X dhe gazetari Jetmir Olldashi thonë të vërtetën. Prandaj e largoi me urgjencë të vëllain trafikant pa ua nxjerrë më parë shqiptarëve me zë dhe me figurë që ta bënin vetë identifikimin dhe të gjykonin të vërtetën. 

Edhe Edi Rama e di që Agron Xhafaj është koka e trafiqeve në Vlorë, prandaj gënjeu për ekspertizën e zërit dhe nuk iu përgjigj gazetarëve për emrin e agjencisë. Për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij të inkriminuar, Edi Rama është bërë pjesë e skenarit për të mbuluar veprat kriminale të Fatmir dhe Agron Xhafajt. 

Pjesa e dytë e këtij skenari është imponimi ndaj Prokurorisë të pranojë si ekspertizë të zërit të Agron Xhafajt rezultatin e paracaktuar nga vetë Edi Rama. Prandaj Fatmir Xhafaj vazhdon të qëndrojë në detyrë: për të vazhduar manipulimin dhe shkatërrimin e provave, nëpërmjet kukullave të tij në Prokurori Arta Marku dhe Donika Prela. 

Ka ardhur koha që, të gjithë bashkë, t’i themi ndal pengmarrjes së shtetit nga krimi!

Partia Demokratike ka thirrur të shtunën tjetër më 26 Maj një protestë kombëtare për të bashkuar shqiptarët në një zë: Fatmir Xhafaj ik! 

Shqiptarët nuk mund të pranojnë më të qeverisen nga krimi!

Shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur, duke parë sesi qeveria e tyre refuzohet nga Europa për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar, një herë me Saimir Tahirin dhe tani me Fatmir Xhafajn. 

Ju ftoj të gjithëve, të shtunën në orën 11.00, pa dallime partiake të bashkohemi në protestën kombëtare, për t’i dhënë mesazhin Europës se shqiptarët europianë refuzojnë një qeveri antieuropiane! 

Se duam një qeverisje të ndershme, e cila do të realizojë kushtet për hapjen e negociatave.

Se duam luftën dhe jo mbrojtjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, 

Se duam drejtësinë e barabartë për të gjithë dhe jo drejtësinë  e kapur. 

Ju ftoj të gjithë në protestën kombëtare, të shtunën me 26 maj në orën 11.00.

Deklaratë e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 20/05/2018 21:48

    Thapa thup e thapa thup bixhothxhiu i PD-se se ne gjukate te larte thoshte; Une ha buke me kete profethion hahahaha I ka lidhur PD ndonje pension familjeve tre kamikazeve ne Kukes se mbeten brenda ata o maskara. Kush jya heq shpenzimet e familhareve qe shkojne per ti takuar dhe ju cojne ushqime nje here ne jave? Apo Lulja me ty? Iken u harruan ata, tani e kane rradhen te tjeret. Po si nuk ju ha nje mortje qe e shfrytezuat kete popull deri ne palce?

    Përgjigju
  • Njetri: 20/05/2018 19:50

    Po mir more zorr po hajde se e rrezuam kete dhe do vini ju ne pushtet larg qoft jo ne 2025 qe lexoj ne ca komente po su nderrua ter pd te vin njerez te rinj me lulin kryetar nuk vini ne pushtet der sa te dali luli ne pension prandaj ikni lozni me cingla se ju nuk ju beson me njeri

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/05/2018 18:30

    Kjo klasë politike fundërrinë, pjella e kalbur e PPSH-së fundërrinë, DUHET zhdukur përgjithmonë. Ne vend te saj duam klasë politike të re, njerez te rinj me integritet dhe jo si Rama apo Paloqja!

    Përgjigju
  • ERTV: 20/05/2018 15:54

    RAMA RREZOHET VETEM ME PROTESTA MBARE POPULLORE Z POLLOQE KURSE KRIMINELET HAJDUTE DHE TRAFIKANTE NE PS SHKELEN ME KEMBE Z PALLOQE BENI VEPRIMIN

    Përgjigju
  • bledi: 20/05/2018 15:06

    ikni nga shqiperia o tradhetar perpara se ta pesoni si gadafi te gjithe ju. pd edhe lsi kriminela hajdute tradhetar farr e kalbut

    Përgjigju
  • Faik: 20/05/2018 14:31

    Të rrêzojmë Hajdutin Edi RAMA dhe të vijnë në PUSHTET ,KRIMINELËT e PDsë që kanë NJË MIJË e NJË të ZEZA !?!? Unë jam i Vetdijshëm që ED RAMA është një HAJDUT dhe FRIKACAK i Fëlliqur , por ju të PD KRIMIT , jeni : TRADHTARË,KRYEHAJDUTË,VRASËSA,HORRA, MASKARENJË,ZUZARË,NARKO-TRAFIKANTË ,HALABAKË,MASHTRUESA,BATAKÇINJË, GJAKPRISHUR, FUNDËRRINA !!!!! Ju PLEHRAT e PD KOKAINËS Thyefshi QAFËN dhe mos e prufshi KURRË më Kokën në PUSHTET ishalla.

    Përgjigju
  • Zenuni: 20/05/2018 14:28

    O edi paloqe o fundërrin o thuthuq o pleh po kush ju ndjek juve nga mbrapa ju e keni çkombtarizuar Shqiprin ju e dogjët e vodhët e bët rini ordinere pa shkoll pa zanat pa kultur vetëm i rropët duke ju shitur dipllomat e duke ju mar lekët e tani ti bën thirje të vin mbas tdje mbas teje vin vetëm llumi i llumit vetëm fundërrinat e kombit

    Përgjigju
  • Sula: 20/05/2018 14:27

    Shqiptaret te ngrihen te gjithe me date 26 kur kerkon naltmadhnua. e tij zoti Paloqa dhe tju fusin nhe dru ju mashtrusve te PD . Rama nuk eshte si ju ,dhe nuk ka detyre ligjore te tregoje axhensine juve , por vetem organit te prokurorise . Keni dal bllof dhe paragjykon hetimet . Deri dhe ishte e besueshme prokuroria , kur ishte bedeli Llalla , qe ishte mbrojtesi juj , ndersa sot kur po qerohen veglat e juja eshte e pabesueshme . Paliqe ato tre emisaret tuj me Alibejen dhe Salianjin si organizator te manipulimit te arrestohen per mashtrim me pasoja kaosin politik

    Përgjigju
  • Qoqja: 20/05/2018 14:15

    Shikoni o vllezer kush na therret per tju bashku ne proteste .Thuthuqari bashke me Shalngjiturin vrases dhe 4 mercenaret e P D qe kane mbi supe nje hale me krime Ju ardht mandata nga zoti se nga drejesia vonon .

    Përgjigju
  • populli: 20/05/2018 13:32

    PD eshte parti anti shqiptare parti qe e ka djegure vendin disa here distacuni nga keta legenerenje

    Përgjigju
  • Tirona: 20/05/2018 13:28

    Ore toc qe te mungoj dhe shkronjat e alfabetit.Te dalim ne proteste qe te vish ti ne pushtet?Se mos te del emri te tokat e Ranes Hedhur pataj ca do thush ti dhe Bumci?far e keqe shqupi.

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/05/2018 13:07

    Tradhëtarët e kombit kërkojn lëmosh politike nga populli

    Përgjigju
  • Emigranti: 20/05/2018 12:50

    Tju bashkohen ju ZGJYRAVE te kombit,qe vetem te zeza I kini sjelle keti vendi,ne njeren ane kini te drejte,sepse bemat tuaja e kane mbushur kupen.

    Përgjigju
  • Roza: 20/05/2018 12:48

    Thirrjre te tilla behen vetem ne lufte. Qeveria ben edhe gabime por kjo eshte qeveri shume here me e mire se qeverite e partise demolratike. Perse PS nuk ben thirrje per largimin e Berishes, nje kriminel tradhetar qe ka bere vrasje makabre dhe jo te merren me nje ordiner qe thjeshte ka shitur drogeee nuk ka vrare njeri.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 20/05/2018 12:15

    Ti nga surrati dukesh me krimenel se krimineli.ju Rames ti rruni lesht posht e lart.Rama ka nje faj qe sju kalb ne burg ju horrat qe e mbollet te paret Drogen qe kthyet ne sistem korropsionin mor plehra e ja faturoni Edi Rames te gjitha ato ju i keni ber prandaj jemi ktu ne ket gjendje,kujtoni se jan budallej njerzit e nuk e din se kush jeni po na beni sikur erdhet nga ndonje planet tjeter.ju jeni mostra ne shpirt e ne veprime

    Përgjigju
  • TAFIL IBRIKU: 20/05/2018 11:57

    NUK VIJ MBAS JUSH PASI JENI SUPER HAJNA TE PD ME RREZU HAJNAT E PS ME NGA 5 SHPIA SECILI(MINIMUMI).VA FANCULO TUTI.

    Përgjigju
    • kampacurreta: 20/05/2018 21:03

      NUK BESOJ TE KETE SHQIPETAR QE TE NDJEKE KETE RRACE HAJNASH E KRIMINELESHE,KETA DUAN ME CDO CMIM TE RRENOJNE PUNEN E BERE DERI TANI PER NEGOCIATAT ME BE,DHE NE SE FATKEQESISHT NUK DO TE HAPEN PARTIA KRIMINALE DEMPKRATIKE E SHQIPERISE DO TA SHPALLE DITE FESTE. VETEM PER KETE I BEJNE TE GJITHA,PER ATE I KANE RUAJTUR KETO "ZBULIME " TE MEDHE NE KETO MOMENTE,ESHTE PARTIA ME ANTISHQIPTARE QE NGA KOHA E HAMZA KASTERIOTIT

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët