Xhafaj takohet me Drejtorin e Policisë gjermane, paralajmërohen operacione të përbashkëta: Nesër detajet

Xhafaj takohet me Drejtorin e Policisë gjermane, paralajmërohen operacione të përbashkëta: Nesër detajet

Fatmir Xhafaj dhe Dieter Romann

TIRANË- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka takuar ditën e sotme drejtorin e përgjithshëm të Policisë gjermane, Dieter Romann.

Gjatë takimit , dy zyrtarët konfirmuan bashkëpunimin mes dy institucioneve duke paralajmëruar edhe shumë projekte të rëndësishme mes dy vendeve.

Do të thellojmë shkëmbimin e informacionit mes dy policive tona, gjithashtu do të zhvillojmë hetime të përbashkëta për kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të grupeve dhe elementëve kriminalë. 

Më shumë detaje për bashkëpunimin mes tyre, ministri Xhafaj ka bërë me dije se do të jepen nesër në një komunikim me mediat.

Postimi i plotë i Fatmir Xhafaj:

Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe të frytshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë gjermane z. Dieter Romann, i cili gjendet në Tiranë për një vizitë dy ditore. 

Konfirmuam bashkëpunimin e shkëlqyer të derisotëm dhe folëm për projekte konkrete në vazhdimësi. Thellim i shkëmbimit të informacionit mes dy policive tona. Hetime të përbashkëta për kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të grupeve dhe elementëve kriminalë. 

Mbështetje në mjete, logjistikë dhe ekspertizë nga Policia gjermane për Policinë e Shtetit. Për më shumë detaje, nesër në komunikim me mediat dhe publikun së bashku me z. Romann.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 18/10/2018 00:19

    Bravo, keshtu po.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Frika e deportimit në Ruanda, zhduken mijëra azilkërkues! Media: Mes tyre janë 1633 shqiptarë

Frika e deportimit në Ruanda, zhduken mijëra azilkërkues! Media: Mes tyre janë 1633 shqiptarë