POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Pamjet e para nga xhamia e Namazgjasë, Veliaj dhe Gurra: Bajramin tjetër do ta festojmë këtu (VIDEO)

Vitin tjetër Festa e Bajramit do t’i gjejë besimtarët myslimanë me një xhami të re. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, inspektuan punimet që po kryhen në Xhaminë e Namazgjasë, e cila është afër përfundimit. Kryebashkiaku e cilësoi ndërtimin e xhamisë si vepër të dobishme, jo vetëm për besimtarët myslimanë, por edhe si një stoli për qytetin.

Jam shumë i lumtur që inspektuam këtë vepër të dobishme. E quaj një vepër të dobishme për disa arsye: së pari, për të gjithë besimtarët myslimanë sepse pasja e një shtëpie të madhe të Zotit, për të ofruar shërbesat, jo vetëm në ditën e xhumasë, por edhe në ditët e tjera të veçanta, apo për të pasur një qendër kulturore, aktivitete të tjera të komunitetit, si ato që kanë të bëjnë me doktrinën fetare, me ndihmën dhe solidaritetin në komunitet, i sjell Tiranës një stoli.

Kryebashkiau Erion Veliaj

Për kryebashkiakun, ndërtimi i xhamisë është një e mirë edhe për qytetarët apo turistët e huaj, të cilët brenda 1 km2 mund të vizitojnë tempujt fetarë të myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve.

Në 1 km2 kemi të gjitha shtëpitë e besimit, si atë të vëllezërve myslimanë, të atyre ortodoksë dhe atyre katolikë, ku mjafton të shikosh nga parvazi i Xhamisë së Namazgjasë dy majat e objekteve të tjera të kultit. Do të thotë se edhe për një turist që është i tërhequr nga Shqipëria për turizmin fetar, për vëllazërinë religjioze që kemi me njëri-tjetrin, e ka kollaj sepse brenda Unazës së Vogël mund t’i shohë të tre këta tempuj.

Kryebashkiau Erion Veliaj

Ai nënvizoi se po kaq me vlerë është edhe dobia urbanistike që sjell ky tempull besimi.

Jo vetëm që kemi punuar me cilësi, por një pjesë masive e financave ka shkuar në komunitet, për punëtorët, për materialet e ndërtimit, ama edhe për shumë punishte nga qytete të tjera, në të cilat mjeshtër dhe mjeshtëri që ndoshta ishin harruar nga koha, janë zhdërvjelltësuar falë punimeve. Do të hyjmë mandej, në fazën tjetër, ku do të vijojnë kaligrafët dhe punonjësit tjerë artistikë, që pas punës masive industriale, të vijojë puna artistike dhe Bajrami tjetër të na gjejë me xhaminë e Namazgjasë.

Kryebashkiau Erion Veliaj

Kryebashkiaku tha se xhamia e re do të krijojë edhe më shumë mundësi për parkim në Tiranë. Veliaj shtoi se parkingu nëntokësor i xhamisë, ashtu si edhe ai që po ndërtohet te “7 Xhuxhat”, do të lehtësojnë trafikun e makinave në Rrugën e Elbasanit.

Bashkia po përfundon parkingun te “7 Xhuxhat”, ndërkohë tashmë ka përfunduar parkingu i Xhamisë së Namazgjasë. Pra, ka dobi edhe për qytetin sepse përtej ditës së xhumasë, kur besimtarët janë frekuentuesit kryesorë, kjo hapësirë me vende parkimi do të sqarojë njëherë e mirë trafikun në një nga nyjet më të vështira, si nyja e Rrugës së Elbasanit. U jam shumë mirënjohës inxhinierëve, punëtorëve, supervizorëve, kontraktorëve që kanë ecur me ritme të jashtëzakonshme dhe mezi pres që Bajramin tjetër të kemi një xhami të re dhe më në fund të gjithë besimtarët e Tiranës të kenë shtëpinë e tyre dinjitoze, të bollshme dhe një stoli për qytetin tonë.

Kryebashkiau Erion Veliaj

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, u shpreh i kënaqur për praninë e kryebashkiakut në inspektimin e detajeve të fundit artistike të xhamisë.

Ajo për të cilën më vjen mirë është plotësimi i aureolës së besimit në kryeqytetin tonë me Xhaminë e Namazgjasë, e cila ndodhet paralel apo krahas katedrales së vëllezërve ortodoksë dhe katolikë. Xhamia u jep lehtësi besimtarëve myslimanë, por edhe qytetarëve, qoftë për frekuentimin e saj pas përfundimit të plotë të punimeve pas disa muajsh, qoftë për hapësirat në funksion të qytetarëve, përfshirë pjesën e parkimit që ndodhet nën xhami dhe aksesin në qendrën kulturore brenda ambienteve të xhamisë.

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra

Punimet në Xhaminë e Namazgjasë janë në fazën e tyre përmbyllëse të rifiniturave, instalimeve elektrike, mekanike, si edhe veshjes me gurë, të cilat pritet të mbyllen brenda 2 muajsh. Ndërsa, një grup që do të vijë nga Turqia do të kryejë dhe punimet e kaligrafisë, të vizatimeve dhe punimet e allçisë për t’i dhënë kështu dorën e fundit shtëpisë së re të besimtarëve myslimanë.

a.me./ma.nd.
Komento

Komente

  • MARKS: 24/08/2018 17:00

    Shteti eshte Laik"!..Feja asht Opium per Popullin injorant!

    Përgjigju
  • al: 23/08/2018 12:54

    duhet qe dhe ta pranojme kete harmoni fetare.shum politikane e premtuan qe do e ndertonin kete xhami ....... me te vertete qe jane leket e taksave tona qe behen rregullime e ndertime ne tirane apo kudo po edhe te tjeret i kishin keta para po perfunduan kush e di se ku?ne xhepat e miqve e shokeve qe i jepnin perqindjen kryebashkjakut te meparshem.se lexojme shum komente qe ky ben reklame duke shpenzuar leket e taksave.

    Përgjigju