Xhamia muze e Vokopolës drejt shkatërrimit, banorët: Është 350 vjeçare, e kanë ndërtuar turqit

Xhamia muze e Vokopolës drejt shkatërrimit, banorët: Është 350 vjeçare, e kanë ndërtuar turqit

Xhamia e Vokopolës

E ndërtuar mbi 350 vite më parë, xhamia në fshatin Vokopolë të Bashkisë së Poliçanit është një tjetër monument kulture i trashëguar që po shkon drejt shkatërrimit. Xhamia është në qendër të fshatit piktoresk po rruga është e mbuluar me ferra dhe është lën në harresë.

Me mure të fortë të ndërtuar me gur të bardhë dhe të lakuar, xhamia i ka rezistuar kohërave.

Xhamia e Vokopolës 

Banorët e fshatit tregojnë se xhami e Vokopolës ka ndërruar disa herë destinacion. Në vitin 1949 atë sistemi i Enver Hoxhës e ktheu në shkollë e më pas edhe në magazinë.

Kjo ka qënë xhami. Është 350 vjeçare, e ka bërë turku. Në kohën e Enver Hoxhës u bë magazinë. Ndërsa sot ka mbetur kështu, pa dyer dhe pa dritare.  

Banor 

Por pas viteve 1990 xhamia u la në harresë, dritaret i janë vjedhur, në mure janë vizatuar gjëra nga më të ndryshmet dhe në shumë pjesë janë dëmtuar. Edhe pse është objekt muzeal, mungesa e përkujdesjes ka bërë që ajo të humb vlerat e saj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale