Xheloz për Ermal Mamaqin? Eglein Laknori: Batutat e mia rrinë më mirë në gojën e tij

Me batutat e tyre, ata kanë bërë të qeshin shumë e shumë njerëz jo vetëm nëpër programet televizive, por edhe nëpërmjet videove të postuara nëpër rrjetet sociale. I pyetur në emisionin “Rreze Dielli"Report Tv se ç’marrëdhënie ka me kolegun e tij Ermal Mamaqi, aktori Eglein Laknori është shprehur se mes tyre nuk ka vend për xhelozi, përkundrazi ata janë shokë prej vitesh me njëri-tjetrin.

Unë Ermalin e kam shok e kam vëlla dhe nuk më vjen fare keq që më vjedh batutat, madje ndonjëherë kënaqem se rrinë më mirë në gojën e tij. Ne kemi veçantitë tona se Ermali ka edhe më shumë vite në TV, është edhe këngëtar, DJ, normalisht do jetë më i kompletuar, por ne shkojmë shumë mirë.

Eglein Laknori, aktor

Gjatë bisedës aktori është shprehur se me të gjithë kolegët ruan marrëdhënie të mira dhe ka shumë respekt e konsiderata për ta.

Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me kolegët. Edhe kur kam qenë në Portokalli kam kaluar shumë mirë. Edhe sot që jam në spektakël dhe TV tjetër , ruaj po të njëjtat konsiderata. Të gjithë i kam shumë shokë dhe kam shumë respekt për ta, është kjo klasikja “ Miq edhe rivalë”.

Eglein Laknori, aktor

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë