Xherdan Shaqiri: Babai nuk dinte gjuhen dhe nisi pune si pjatalarës

Xherdan Shaqiri: Babai nuk dinte gjuhen dhe nisi pune si pjatalarës

“Ronaldo ishte idhulli im” kështu është shprehur Xherdan Shaqiri në një rrëfim për platformën më të madhe të sportistëve të mëdhenj Players Tribune.

Ai ka rrëfyer gjithë jetën si u largua nga Kosova, mikpritja në Zvicër për të cilën ai thotë se jep gjithçka.

Familja e tij u shpërngul nga Kosova në prag të luftës dhe kthimi ishte i pamundur. Babai i tij fillimisht nisi punën si pjatalarës.

Shtëpia jonë nuk kishte ngrohje. Vetëm një oxhak të madh. Ishte një shtëpi shumë, shumë e vjetër në një fermë në Basel. Vrapoja si i çmendur për tu ngrohur. Vëllai im më i madh gjithmonë ankohej për të ftohtët, sepse dhoma e tij ishte larg vatrës së zjarrit. Në dimër i duhej të flinte me rreth pesë batanije.

Babai nuk dinte gjuhen dhe nisi pune si pjatalarës. Më vonë ai gjeti një punë në ndërtim të rrugëve. Nëna ime punonte si pastruese në ndërtesa zyrash në qytet. Unë isha ndihmësi i saj me fshesë elektrike, vëllezërit e mi pastronin dritaret.

Në fillim, ktheheshim çdo vit në Kosovë, por kur lufta filloi, ishte e pamundur të riktheheshim, dhe gjërat ishin shumë të vështira për anëtarët e familjes që kishin ngecur aty. Shtëpia e xhaxhait ishte djegur krejtësisht dhe kishte shumë vuajtje. Babai im po u dërgonte aq para sa mundej, kështu që, kur unë po rritesha, nuk patëm asnjëherë para shtesë për të shpenzuar, ndoshta me përjashtim të ndonjë diçkaje për ditëlindje.

Ditelindja

“Ronaldo i Brazilit, numri 9, ishte idhulli im. Kujtoj finalen e Botërorit 1998. Ai u lëndua dhe Brazili u mposht nga Franca. Kam qarë. Për ditëlindjen doja vetëm bluzën e Ronaldos. Ishte blerë në treg false, por për mua ishte e rëndësishme që të kisha të veshur numrin 9.

Për ditëlindjen time, i kërkova prindërve fanellën me nr 9. Unë e dua vetëm këtë fanellë. Prindërit ma blenë dhe unë e mbaja veshur gjithmonë.

Në 2012 kur ne luajtëm ndaj Shqipërisë, e vura flamurin e Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës në këpucët e mia dhe disa gazeta në Zvicër kanë thënë shumë gjëra negative për këtë. Unë isha kritikuar për këtë, por ishte çmenduri për mua që njerëzit ndihen kështu sepse është thjesht identiteti im. Gjëja e mirë për Zvicrën si vend është se gjithnjë ka mirëpritur njerëzit të cilët vijnë nga lufta dhe varfëria dhe po kërkojnë jetë më të mirë.”

Zvicra i dha gjithcka familjes sime

“Për prindërit e mi ishte një moment shumë krenar, të më shihnin duke luajtur në Kupën e Botës, sepse ata erdhën në Zvicër pa asgjë dhe punuan shumë për të bërë jetë të mirë për fëmijët e tyre. Mendoj se media shpesh keqkupton ndjenjat e mia për Zvicrën. Unë ndiej se kam dy shtëpi. Është kaq e thjeshtë. Zvicra i dha gjithçka familjse time, edhe unë tentoj t’i jap gjithçka ekipit kombëtar. Por, kurdo që shkoj në Kosovë, menjëherë kam ndjenjën e shtëpisë, po ashtu. Nuk është diçka logjike, është thjesht një ndjenjë që kam në stomak.

Zvicra ka liqene, male dhe gjitha gjërat. Por, Zvicra e ka parkun ku kam luajtur me turqit, serbët, shqiptarët, afrikanët dhe vajzat e reperët gjermanë. Zvicra është e të gjithëve.

Kur unë hyra në fushë në Botërorin e vitit 2018, unë e pata flamurin e Zvicrës dhe të Kosovës në këpucët e mia. Jo për shkaqe politike, por sepse ata flamuj janë tregimi i jetës sime. Mos u brengosni, flamuri i Zvicrës është në këmbën time të majtë”. (gazeta Tema)

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 24/06/2018 01:05

    XHEDAN SHAQIRI je SUPER LOJTAR dhe vazhdo kështu dhe mos e rruaj fare, sepse Serbët janë PLEHRA dhe i bien 'FYELLIT nê njê Vrimê' ! SERBÊT janë RRACË e NDYRË ! Për nga mënyra e Aksionit të GOLIT të XHERDAN SHAQIRIT dhe nga mënyra e EKZEKUTIMIT PERFEKT , pêr mua Personalisht GOLI i SHAQIRIT duhet të Shpallet nga 3 GOLAT mê tê BUKUR të KAMPIONATIT BOTËROR . BRAVO BRAVO BRAVO XHERDAN që Nuk i harron Vështirësitë që FAMILJA juaj e Nderuar ka kaluar në të kaluarën . RESPEKTE për SHAQIRIN dhe XHAKÊN .

    Përgjigju
  • silvana: 23/06/2018 20:07

    bravo zvicra e meriton fitore dhe sa per komentet e kqija te pilitikes mos e vrit mendjen se dhe une jam me francen se po jetojme ktu ne france eshte normale po te luante Albania do ngrija flamurin shqiptar ne ballkon sic e kam bere heret e tjera po luajti zvicra me francen ne finale do ngrej le drapeau franceze allé le blu

    Përgjigju
    • Turi: 23/06/2018 21:10

      Të lumt. Kjo është dhe jeta e një njeriu mirnjohës. Urime dhe suksese.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Jam fajtore për djegien e mandateve! Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj

Kryemadhi: Jam fajtore për djegien e mandateve! Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj