Xhesika Polo në 'Rreze Dielli': Muzika sot bëhet për t'u parë dhe jo për t'u dëgjuar

E ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ishte këngëtarja Xhesika Polo e cila foli për karrierën e saj dhe njëkohësisht edhe për këndvështrimin e saj mbi muzikën apo festivalet por edhe per lajmet e portaleve qe shpesh here jane te fryra per hire te klikimeve me tituj bombastikë që shpesh s'janë të vërteta.

Ajo foli edhe për moskualifikimin me finalen e Festivalit të Fundvitit ne RTSH vitin e kaluar. Duke shprehur pakënaqësinë për mosvlerësimin e punës së bërë për atë këngë, Xhesika tha që nuk e kuptoj se përse nuk u fut ne finale pasi kenga e saj ishte e pelqyer jo vetem ne shqiperi por edhe nga blogjet e huaja, dhe pamvaresisht klasifikimit apo cmimeve ajo e meritonte te ishte te pakten ne naten finale.

Gjithashtu Xhesika Polo foli edhe per probelemet e shumta qe hasin kengetaret sidomos ne perzgjedhjen per te peformuar ne klube apo evente pasi sipas saj standarti i kerkesave nga menaxheret e ketyre eventeve vendoset nga paraqitja e jashtme e kengetareve dhe jo nga vokali.

Ajo e zhgenjyer nga tregu muzikor ne Shqiperi mendon here pas here te largohet perfundimisht per te jetuar jasht vendit pasi vleresimi per kengetaret e vertete ketu eshte i vogel.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet