Xhesika Polo prezanton klipin 'Vetëm një fjalë': Po testoj kush më do vërtet

E këndshme dhe simpatike, këngëtarja Xhesika Polo sapo ka publikuar klipin e saj të ri “Vetëm një fjalë”. Për të testuar se sa publiku i pëlqen këngët e saj, ajo ka hapur për herë të parë kanalin e saj në youtube dhe nuk ka vendosur ta publikojë atë në një kanal të një kompanie muzikore me miliona ndjekës. Teksti i këngës është bërë nga vetë Xhesika dhe shoqja e saj Eni, ndërsa muzika nga vëllai i saj i vogël Marko Polo.

 

Përveç suksesit të këngës, në emisionin Rreze DielliReport Tv, këngëtarja sqaron edhe raportet e saj me dashurinë. Shumë e lumtur përkrah dikujt që nuk i përket botës së artit aktorja shprehet se ka dëshirë që njerëzit ta kërkojnë për zërin , talentin dhe këngët dhe jo për jetën e saj private.

 

“Raporti im me dashurinë është i mrekullueshëm. Dashuria është një ndjenjë shumë e bukur dhe mua më ka sjellë vetëm të mira në këtë jetë, vetëm energji pozitive . Unë jam shumë e dashuruar me jetën me njerëzit. Jam e dashuruar edhe me çunin. Unë nuk dua që njerëzit të më kërkojnë mua se kam prezantuar unë njeriun e zemrës time, sepse për çfarë i hyn në punë? A po më ndjekin për faktin se kë kam në krah? Jo, po më ndjekin për muzikën time. 
Unë jam shumë e dashuruar , e lumtur dhe kaq. Ai nuk i përket botës së artit dhe unë realisht nuk do doja ti përkiste, sepse nuk do kishim atë hapësirën tonë. Kur të dy njerëzit janë të përfshirë në një fushë e ke prezent gjatë gjithë kohës , në sensin që janë disa gjëra të balancuara më mirë kur personi i zemrës nuk ka të njëjtin profesion me ty, aq më tepër kur i di horrlliqet e fushës tënde. Unë nuk do doja të kisha në krah një njeri që është person publik. Nuk e përballoj dot vetë faktin që më cënohet privatësia shumë e jo më të ishte e dyfishtë.” 

Xhesika Polo

“Vetëm një fjalë” , është një këngë e cila vjen ndryshe nga produksionet e mëparshme që jemi mësuar ta shohim Xhesikën. Ajo shprehet se këtë këngë e ka bërë që publiku të këndojë së bashku me të nëpër koncerte. Duket se kënga ka ecur mirë dhe është mirëpritur nga publiku.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet