'Xhisiela', dëshmoi në prokurori, reagon Rrahman Rraja: Sa jam kthyer nga Italia, nuk e njoh Nuhun

TIRANË-Ditën e sotme ka dëshmuar në prokurorinë e Tiranës edhe babai i Rexhep Rrajës, deputeti socialist Rrahman Rraja. Me paterica dhe këmbë të thyer, Rraja është pyetur rreth një orë në prokurori lidhur me dijeninë e tij për këtë cështje.

Në një reagim për gazetaren e Report Tv, Esiona Konomi vetë Rraja ka thënë se është pyetur nga prokurorja Elsa Miha dhe se nuk ka njohje me ish-oficerin Emiljano Nuhu. Për Rrahman Rrajën, e gjitha është një sajesë.

U pyeta nga prokurorja Elsa Miha, sa jam kthyer nga Italia. Nuk e njoh Nuhun dhe nuk kam qenë në komisariat. Tabulatet telefonike tregojnë se është një sajesë.

Rrahman Rraja, deputet i PS, babai i Rexhep Rrajës

Dosja Xhisiela ka rreth 1 muaj që është në qendër të vëmendjes në politikën shqiptare. Rasti u bë publik nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, i cili akuzoi Taulant Ballën, Rrahman Rrajën dhe familjarët e tij se e kishin kërcënuar dhe më pas u arratis në Zvicër ku po kërkon edhe azil. Ndërkohë që Rexhep Rraja është i arrestuar për akuzën e përndjekjes, deputeti Taulant Balla, ka hedhur poshtë akuzat se ka qenë në komisariatin e Fushë-Krujës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 16/10/2018 15:40

    Spitalet e Rames Nuk e pranojne deputetin.I mjeri duhet te shkoje ne Itali per kemben e thyer.

    Përgjigju
    • Erik: 16/10/2018 17:32

      Po sikur te kete qene ne Itali per gruan qe kurohet nga kanceri, si thua ti? Apo e sheh me paterice dhe direkt mendimi se ka shkuar atje per te vene kemben ne allçi?

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH