‘Xhisiela’/ Djali i deputetit kërkon lirinë, nesër vendos Apeli në Tiranë

‘Xhisiela’/ Djali i deputetit kërkon lirinë, nesër vendos Apeli në Tiranë

Rexhep Rraja

Dosja “Xhisiela” nga Kruja rikthehet sërish në Tiranë këtë herë në gjykatën e Apelit. Djali i deputetit Rraja ka apeluar vendimin e shkallës së parë duke kërkuar lirinë në apel, ndërsa seanca do të zhvillohet nesër në orën 10:30.

Rexhep Rraja u prangos më 30 shtator 2018 me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, ndërsa pas tre javësh ai kërkon lirinë.

Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Por nga ana tjetër Xhisiela Maloku shprehet se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe ai se ka keqtrajtuar dhe gjithçka e thënë nga ajo në media ishte sajesë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit