Ylli që përpin planetet i ngjashëm me Diellin

Ylli që përpin planetet i ngjashëm me Diellin

Foto Ilustruese

Shkencëtarët kanë zbuluar një yll të ri që përpin çdo planet që lind në afërsi të tij. Katastrofa kozmike ndodh aktualisht 450 vjet dritë larg nesh. Prej disa dhjetëvjeçarësh shkëlqimi i paqëndruueshëm që lëshonte ky yll ka ngjallur kuriozitetin e shkencëtarëve dhe së fundmi me anë të teleskopit  me rreze X Chandra të NASA-s është zgjidhur misteri.

Një grup kërkuesish kryesohej nga Universitetit Mit në bashkëpunim me Instituin Kavli për Astrofizikën dhe studimet. Koordinatori Hans Moritz Guenther thotë se gjatë studimit arritën të vrojtonin se dy nga planetet që po krijoheshin përreth yllit, u përplasën me njëri-tjetrin, duke prodhuar një re të dëndur gazrash, fragmentesh dhe pluhurash kozmikë që bien mbi yllin, duke i errësuar edhe dritën.

Sipas studiuesve ylli është relativisht i ri, disa milion vjeçar dhe rrotullohet përreth një ylli tjetër me të njëjtën moshë. Të dy kanë të njëjtën masë të diellit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen

SHBA/ Qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen