Ylljet Aliçka në Norvegji, satira therëse për diplomacinë ndërkombëtare

Ylljet Aliçka në Norvegji, satira therëse për diplomacinë ndërkombëtare

Ylljet Aliçka

Rrallë na vjen në norvegjisht  ndonjë roman nga Shqipëria, sadoqë autori ka shkruar dhe botuar më parë dhe libra të tjerë, romane dhe tregime, por jo I përkthyer më parë në norvegjisht. Kureshtja tashmë u zgjua. Për më tepër kur subjekti  që ai shkruan romanin e merr frymëzimin nga një mjedis që duket ai e njeh shumë mirë, falë përvojës jetësore e asaj profesionale.

Po, duhet pohuar se autori e ka ngritur lart stekën.

Romani “Dosja 12 nga Tirana (në origjinal “Rrëfenjë me ndërkombëtarë”) tregon  për jetën nëpër zyrat e organizmave ndërkombëtare, që  veprojnë në Shqipëri pas ngjarjeve të viteve ’90, qëllimi I të cilave është të ndihmojnë vendin  pas dekadash vështirësish nën regjimin autoritar.

Hasim aty një galeri shumëngjyrëshe personazhesh, secili ka axhendën e tij profesionale e mbi të gjitha atë jetësore.

Padyshim që përparësia numër një është ngjitja e shkallëve të  karrierës. Gjithçka tjetër  është e dorës së dytë. Zhili, Pablito, zëdhënësi I përfaqësisë diplomatike, personazhe që spiunon njëri tjetrin për interesa karrieriste, një Shef (i përfaqësisë diplomatike) i grryer nga xhelozia e tradhëtisë të së dashurës së tij të re, si dhe një staf lokal, pra ai shqiptar, nëpunës të gradës së dytë, pavarësisht të së njëjtës ngarkesë pune.

NJë nëpunës shqiptar, Roshi,  nuk merr parasysh këshillat e kopështarit të përfaqësisë, I cili  përpiqet ta orientojë në jetën e re diplomatike…

Nëpunës vendas që natyrisht e  njohin më mirë realitetin e vendit të tij, por një staf i huaj « i kultivuar » ka më tepër besim te intuita dhe vlerësojnë stereotipitë dhe  opinionet e huaja për vendin, kjo sepse vendasit “I ka lënë regjimi I kaluar  prapa”..

Romani na zbulon mrekullisht një botë vërtet ekzotike. Padyshim që fjala është për një autor I cili  guxon të zbulojë kthinat diplomatike me ironi e mprehtësi. Ka faqe në roman tepër therëse, por dhe faqe realiste, në dukje naive e neutrale, I bëj pyetje vetes, është vërtet  naiv, apo  thjesht  realist ?

Personalisht kam ndjerë mjaft kënaqësi  në leximin e këtij romani. Romani ka 200 faqe qe lexohet lehtë, por nuk harrohet lehtë. 

*Kritik i letërsisë

………………

Vlerësimi

“Dosja 12 nga Tirana”, plot sfida, surpriza më e bukur

Ingrid Svennevig Hagen

Libri “Dosja 12 nga Tirana” na  bën që mendimi ynë të fluturojë drejt Shqipërisë, brenda mureve të një organizate ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është përkujdesja dhe orientimi i vendit drejt përparimit.

Ylljet Aliçka fshikullon me humor dhe një dozë të lartë ironie…. 

“Folder 12 von Tirana”-  “Dosja 12 nga Tirana” surpriza më e bukur e këtij fillim viti.

Habia ime është kur shikoj se në vende të ndryshme  shkruhet mjaft për temën e Euopës.Javës së kaluar më rekomanduan  librin “Folder 12 von Tirana”- një aventurë ndërkombëtare, botuar vitin e shkuar 2017, shkruar nga Ylljet Alicka.

Romani i Aliçkës është një satirë therëse mbi diplomacinë ndërkombëtare. Subjekti është i thjeshtë: jeta e  stafit të një organizate ndërkombëtare  në Tiranë, qëllimi I së cilës është ndihma ndaj vendit pas rënies së diktaturës.

Por “ndërkombëtarët” e paskan më shumë mendjen te karriera e tyre se sa te ndihma ndaj vendit.

Libri është plot sfida lindur nga marrëdhëniet e  ndërkombëtarëve me kulturë dhe mençuri (vënë në dyshim nga autori), me banorët vendas.

“Folder 12 from Tirana” është një roman tepër argëtues dhe plot humor, për mua ishte surpriza më e bukur e këtij fillim viti.

U bë shkak ky libër që në leximet mbi projektin studimor europian  mos ndjek më rendin alfabetik të autorëve përkatës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit