"Za Fest", festivali që zgjon lidhjen e humbur të njerëzve me natyrën

Festivali "Za Fest"

“Za Fest” është festivali që për të dytën herë radhazi çon muzikën, poezinë dhe kinemanë në mes të Bjeshkëve, në Theth.  Organizatori i këtij festivali është Vlashent Sata, këngëtar, tekstshkrues dhe kompozitor shqiptaro-francez.

“Za Fest 2” do të vijë ndryshe nga viti i kaluar pasi këtë herë është zgjeruar, duke u ndarë në tre ditë, 20-21-22 korrik të mbushura me yoga, kinema verore dhe panair i produkteve lokale.

Më datë 20 korrik do të jetë nata e poezisë e ndërthurur me performanca vetëm me zë dhe instrumenta. Gjithashtu risi për natën e parë do të jetë edhe miksimi me Dokufest, ku do të shfaqet edhe një film.

Ditën e dytë artistët do të këndojnë këngë ndërthurur me legjenda. Do të jetë aktorja Ema Andrea, ajo që do të interpretojë pjesë nga tregimet, legjendat dhe përrallat e moçme, të cilat na rikthejnë shpirtin e paraardhësve. Risi për këtë vit është edhe kinemaja veriore e ngritur në një meter lartësi.

Në festival do të marrin pjesë artistë shqiptarë që kultivojnë muzikën shqiptare bashkëkohore: Andrra që jeton në Berlin, “Oborri” grup muzikor nga Prishtina, Linda Rukaj që sjell influencën e xhazit dhe Hasa Mazzota është një bashkëpunim mes një këngëtareje italiane dhe një violincelisti shqiptar.

Sipas vetë organizatorit ky festival kërkon të zgjojë lidhjen e humbur të njerëzve me natyrën dhe përçimin e muzikës së pastër.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale