Zaev: Gruevski mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje nga ai dhe Hungaria

MAQEDONI- Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp ka hedhur hije dyshimi mbi largimin e paraardhësit të tij, Nikola Gruevski nga Maqedonia, ku edhe po kërkohet për mashtrim.

Në prononcimin e tij për mediat, Zaev u shpreh se qeveria dhe instancat përkatëse duhet që të nisin hetimet nëse Gruevski është larguar në mënyrë vullnetare nga vendi apo është rrëmbyer.

Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuajë dënimin këtu në Maqedoni. Publikisht po parashtroj pyetjen: A e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë para se Gjykata ta lëshonte urdhërin për arrestimin e tij apo është rrëmbyer? Pres  përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria.

Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë

Ish-kryeministri, Nikola Gruevski, sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, ka hyrë dhe ka dalë në datën 11 nëntor.  Një ditë më parë, policia shqiptare bëri me dije se Gruevski ka dalë nga Shqipëria si pasagjer në makinën e Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Mësohet se në datën kur Gruevski ka dalë nga territori shqiptar përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, ai nuk ka qenë në kërkim. Ai është shpallur në kërkim nga Interpol Shkupi më datë 13 nëntor 2018. Pavarësisht njoftimit të policisë shqiptare, burime për Report Tv bëjnë me dije se hyrja e Gruevskit është bërë përmes pikës kufitare të Bllatës në Maqellarë të Dibrës.

Prokurorët në Shkup kanë nisur hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm për arratisjen e Gruevskit, ndërsa mediat në Maqedoni raportojnë se pavarësisht arratisjes së tij, Nikolla Gruevski do të gjykohet në mungese, në total për 10 vepra penale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 17/11/2018 13:47

    Zaevi po tall arrat a si? Nga ana tjerer Shqiperia s'kishte tager ta ndalonte ne kufi pasi s'kishte urdher nderkombetar per arrestimin e tij.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 16/11/2018 15:03

    Ik mort klyshi i sorrosit

    Përgjigju
  • Fredi DOBIÇI: 16/11/2018 14:26

    Burime të Sigurta brenda AMBASADËS AMERIKANE dhe FBI në TIRANË kanë INFORMACIONE të PAKUNDËRSHTUESHME që NIKOLLA GRUEVSKI èshtè Ndihmuar për të kaluar Kufirin SHQIPTAR nga Maqedonia , nga EKSPONENTË të LARTË të LSIsë dhe PDsë , që për FAT të KEQ , punojnë akoma në POLICINË e SHTETIT , GARDËN e REPUBLIKËS dhe SHISH !!!! Biles AMERIKANËT në TIRANË kanë filluar një HETIM dhe i kanë dërguar KABLLOGRAMET e para në WASHINGTON tek DASH , FBI dhe CIA . Nga HETIMET e para dhe INFORMACIONET 100% të SAKTA të FBIsë brenda AMBASADËS AMERIKANE në TIRANË , flitet se NIKOLLA GRUEVSKI ka FJETUR një Natë në Shtëpinë e një DEPUTETI Aktual të LSIsë , por EMRAT do ti bëjë PUBLIKË shumë shumë shpejt DASH dhe AMBASADA AMERIKANE në TIRANË . . . INVESTIGIMET dhe HETIMET nga FBI VAZHDOJNË !! Prisni dhe do dëgjoni O Popull

    Përgjigju
  • Homo Balkanikus: 16/11/2018 13:21

    Po po e droguan edhe e moren alienet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Fier, 36-vjeçari fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht

Fier, 36-vjeçari fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht