Zagoria merr statusin 'park natyror'/ Ndahet në dy nënzona të mbrojtura

Zagoria merr statusin 'park natyror'/ Ndahet në dy nënzona të mbrojtura

Zagoria

Dy vjet pas dhënies së statusit “park natyror rajonal”, ekosistemi natyror malor i zonës së Zagorisë është shpallur nga qeveria “Park natyror i Zagorisë”. Sipërfaqja prej 24590 hektarësh do të ndahet në dy nënzona ruajtjeje e administrimi.

Zona qendrore, e cila në hartë paraqitet me ngjyrë të kuqe dhe zë 38% të parkut, do të përfshijë habitatet kryesore pyjore, shkurre dhe përcaktohet si zonë me vlera të larta për trashëgiminë natyrore e biodiversitetin. Kjo do të thotë se në zonën qendore do të zbatohet shkalla më e lartë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar. Në këtë nënzonë do të lejohet vetëm kërkimi shkencor, zhvillimi i veprimtarive ekoturistike të lira në natyrë, si dhe kullotja sezonale.

Ndërsa pjesa tjetër e parkut klasifikohet si nënzona e përdorimit tradicional dhe përfshin toka bujqësore, kullota dhe territore ujore. Në të do të mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale si bujqësia, kullotja, grumbullimi i bimëve mjekësore e aromatike. Në të nuk do të lejohen ndërtimet apo veprimtaritë që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të ekosistemit. KKT do të lejojë ndërtimin e infrastrukturës në këtë nënzonë vetëm sipas planeve urbanistike e turistike, që nuk cënojnë ekosistemin.

Administrimi i “Parkut natyror të Zagorisë” do të kryhet nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura e qarkut të Gjirokastrës. Ndërkohë, brenda Majit të vitit të ardhshëm, Ministria e Turizmit e Mjedisit do të hartojë planin e menaxhimit të parkut.


Harta e parkut natyror te Zagorise

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lëshonin fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy persona! I shkaktuan dëm shtetit 1 mln euro

Lëshonin fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për dy persona! I shkaktuan dëm shtetit 1 mln euro