Zakone të përditshme që dëmtojnë veshkat, ja nga çfarë duhet të hiqni dorë

Zakone të përditshme që dëmtojnë veshkat, ja nga çfarë duhet të hiqni dorë

Organi i veshkave

Veshkat janë organet përgjegjëse për “filtrimit” e gjakut, të cilat largojnë mbetjet e panevojshme të metabolizmit. Por si çdo organ tjetër, edhe veshkat mund të dëmtohen.

Ja cilët janë gabimet më të shpeshta që bëjmë shpesh dhe që dëmtojnë veshkat:

Konsumi i pakët i ujit: Femrat duhet të konsumojnë minimalisht 1,5 litra ujë, ndërsa meshkujt litra/ditë. Uji ndihmon hollimin e përqendrimit të mbetjeve ushqimore dhe kështu që ato nuk do të dëmtojnë veshkat.

Konsumi i tepruar i kripës: Nëse konsumoni mbi 6gr/ditë do të rrisni presionin arterial.

Alkooli: Edhe pse jemi në stinën e verës dhe konsumimi i një gotë birrë është i paevitueshëm sërish duhet të jeni të kujdesshëm. Alkooli ndikon në performancën e tyre, duke ndikuar edhe në mëlçinë.

Kafeina: Ashtu sikur edhe kripa, konsumi i sasive të mëdha të kafeve në ditë, rrit tensionin arterial dhe sforcon veshkat.

Injorimi i nevojës për të urinuar: Një zakon i tillë mund të shkaktojë infeksione në organe duke bërë që njëra prej tyre të dalë jashtë funksionit.

Kështu që edhe pse mund të jetojmë pa njërën, sërish veshkat janë organ jetik. Për t’i ruajtur dhe për të pasur një prodhim maksimal nga ana e tyre evitoni me çdo kusht “veset” e mësipërme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës