Zana Çela: Këtë sezon kemi 141 aktivitete/ 2 balete premierë, 'Zhizel' në nderim të Agron Alisë

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Zana Çela prezantoi kalendarin artistik për muajit shtator-dhjetor. Në 141 aktivitete gjatë këtij sezoni nëntë prej tyre janë premiera në gjini të ndryshme. 2 në balet, “Zhizel”, si një rivënie historike në ndër të koreografit të njohur Agron Alisë në nder të 85-vjetorit të lindjes dhe një vepër kontemporane, për të vijuar më pas me grand –galanë e fundvitit etj. Gjatë konferencës për medie, Çela teksa flet për vëmendjen që ky institucion do t’i kushtojë edukimit të të rinjve ndalet tek vepra korale që prezantohet këtë të enjte.

“Opera shqiptare në nivelin më të lartë artistik të artistëve shqiptarë kudoqofshin ata. Do të kemi disa artistë që do të rikthehen për të interpretuar në skenën e tyre. Ardhjen e talenteve të reja në teatrin tonë që e kemi stimuluar tërë kohës do të jenë pjesë e këtij kalendari. Shfaqja “Sabat Mater” një himn i mrekullueshëm për shpresën pas një humbje edhe një dhimbje të madhe, autori i veprës fton të gjithë universin që të shpresojnë jo vetëm për një jetë, por për gjithçka të bukur që e pret njerëzimin në vazhdimësi”.

Zana Çela, drejtoreshë e TKOB-së

E ftuara speciale në këtë shfaqje është dirigjentja Arlinda Majollari, e cila prej vitesh jeton edhe punon jashtë vendit.

“Dëshira më e madhe në zanatin tim është që të kisha një bashkëpunim të tillë me TKOB. Kemi bërë një punë shumë të bukur gjatë javës, si me korin edhe me solistët. Kjo vepër që po bëjmë është shumë e vështirë për solistët edhe për korin, 1 orë e 30 min vepër edhe nga impenjim për çdo pjesëtarë. Vetëm numri i parë zgjatë 20 minuta edhe kori është prezentë tërë kohës. Kuarteti që është numri i dytë është shumë i vështirë për solistët. Është një vepër që është shumë e bukur edhe nga muzika edhe nga mesazhi që ai kalon. Edhe pse Dbrovak kishte humbur tre fëmijë, ne nuk ndiejmë në asnjë moment pathos, por shpresë”.

Dirigjentja Arlinda Majollari

 

“Vepra do të luhet në versionin e saj të parë, atë pianistik që është origjinali, që Dvorak shkroi pas vdekjes së vajzës së tij të parë. Për gjithë këtë kohë kam pasur fatin që të punoj me këta tre djem edhe vajza të rinj, duke punuar përditë me shumë seriozitet. Puna e përditshme e bërë vazhdimisht sjell rezultatet e saj. Që të tre nesër do të kenë një sukses shumë të madh”.

Pianistja Etrita Ibrahimi

Drejtoresha e TKOB-së, Zana Çela ndalet edhe tek puna që po bëhet për rikonstruksionin e TKOB-së

“Në fakt premtimi është për 2020-ën, por ne shpresojmë shumë që ritmet të kapin 2019-ën. Ministrja është shprehur vetëm nëpërmjet kontratës, ndërsa dëshira është që të futemi në 2019-ën. Dje specialistët që merren me punën morën mendimin tonë për disa detaje që lidhen me akustikën. Kemi punuar dje, por edhe do të vijojmë. Ritmet kanë ecur shumë mirë, nëse i krahasojmë me planin e tyre të punës. Unë jam optimiste me atë që pashë që ne do të hymë më shpejtë, por kontrata është për 30 muaj”.

Drejtoresha e TKOB-së, Zana Çela

Ndërsa, për akustikën e ArtTubrina, që specialistët e skenës janë shprehur se nuk është e përshtashme për shfaqje, mexosopranoja Kamenica rrëfen eksperiencën e parë në këtë skenë.

 “Jo ajo është një vepër specifike, që unë realizova në 2 gusht, pse këndohej shumë poshtë, recitohej në pathosin e dramacitetit. Normalisht që akustika edhe të ishte në TKOB parametrat maksimal të akusitikës, vepra do të bënte pjesën e vet. Përmban një lloj vështirësie për formën se si u trajtua edhe u realizua. Ne do të zbresim sot apsdite për të bërë balamncat e akustikës, sot për herë të parë do të çekohet se deri ku do të shkojnë parametrat. Në krahasim me veprën tjetër ekzistonte një parametër tjetër. Diskutime për akustikën në botë janë më dhjetëra. Ne i kemi këto pritshmëri”.

Abigiela Voshtina

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën