Zaptimi i trotuareve në Lezhë, qytetarët: Të merren masa, lëvizja në rrugë po na rrezikon jetën

Në Lezhë qytetaret janë të detyruar të ecin në rrugën ku lëvizin makinat. Kjo ndodh, pasi trotuarët zaptohen nga automjetet, duke penguar lëvizjen e këmbësorëve.

Problematika më e madhe është në brendësi të lagjeve të qytetit. Qytetaret kërkojnë që të gjendet zgjidhje, pasi lëvizja në rrugë po ju rrezikon jetën.

Në lidhje me këtë problematikë ka reaguar, Drejtoria e Policisë Bashkiake. Ata thonë se gjatë diteve të fundit janë vendosur me dhjetra gjoba, ndërsa këto kontrolle do të vijojnë deri sa ky fenomen të zhduket.

Policia bashkiake këto ditë ka ndërmarrë në aksion për lirimin e të gjithë hapsirave publike të zëna në mënyrë abuzive nga drejtuesit e automjeteve. Iu bëj thirrje të gjithë drejtuesëve të automjeteve që të jenë më të kujdesshëm me parkingjet.

Leonard Pali, Drejtor i Policisë Bashkiake Lezhë

Zaptimi i trotuarëve nga automjetet është një problematikë e vjeter në Lezhë, e kjo ndodh nga numri i kufizuar i parkingjeve si dhe tendeca për të parkuar drejt qendres së qytetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin në zgjedhjet europiane të partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët'

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin në zgjedhjet europiane të partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët'