Zbardhet dëshmia e bashkëjetueses së 25-vjeçarit që plagosi prindërit: Ja dy arsyet e sherrit

Zbardhet dëshmia e bashkëjetueses së 25-vjeçarit që plagosi prindërit: Ja dy arsyet e sherrit

Vendi ku ndodhi ngjarja

Report Tv ka zbardhur dëshminë e parë të bashkëjetueses së 25-vjeçarit Hajri Neziri, i cili plagosi rëndë me thikë dy prindërit e tij. Bashkëjetuesja e të riut ka thënë në polici se sherri i sotëm mes djalit dhe prindërve ka qenë vijim i disa konflikteve verbale të ndodhura më parë.

Ajo ka treguar se dy të rinjtë nuk punonin, ndërsa prindërit e djalit që ishin mësues në pension kërkonin që i biri i tyre të punonte dhe të mos jetonte në kurriz të dy të moshuarve. Gjithashtu, vajza ka pohuar se prindërit e djalit nuk ishin dakord për lidhjen e dy të rinjve, pasi ajo ishte nga Puka dhe të moshuarit nuk e aprovonin lidhjen e tyre.

Sipas saj, edhe sherri i sotëm ka pasur pikërisht këto dy shkaqe, papunësinë e dy të rinjve dhe lidhjen e tyre. Ndër të tjera, ajo ka sqaruar para policëve se është munduar të ndalojë 25-vjeçarin të mos qëllojë prindërit, por nuk ja ka dalë dot.

Menjëherë pas krimit, ajo ju ka thënë efektivëve se është larguar nga banesa së bashku me të dashurin e saj dhe kanë shkuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku janë ndaluar nga blutë e kryeqytetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet