Mbledhja e KLD/ ‘Leksioni’ i Gjin Gjonit, pse nuk duhen shkarkuar gjyqtarët

Mbledhja e KLD/ ‘Leksioni’ i Gjin Gjonit, pse nuk duhen shkarkuar gjyqtarët

Gjyqtari Gjin Gjoni

Ministria i Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve Petraq Curri, Ergys Selmani, Ahmet Jangulli dhe Ken Dhima, me pretendimin se kanë kryer shkelje të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës. Për këtë çështje KLD do të mblidhet ditën e hënë.

Megjithatë, një kërkesë e tillë pritet të ketë fatin e shumë kërkesave të tjera, të firmosura nga ministrat e Drejtësisë, që pas vitit 2013, të cilat janë hedhur poshtë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, organ i cili nuk gëzon as besimin e shumicës së shqiptarëve dhe as të ndërkombëtarëve, por vetëm të Partisë Demokratike.

Nëse sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, nga katër gjyqtarë të kontrolluar tre nuk duhet të shërbejnë në sistemin e drejtësisë, KLD gjatë gjithë këtyre viteve, ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë një numër të papërfillshëm gjyqtarësh.

Pavarësisht sinjaleve që po vijnë nga procesi i Vetingut, KLD duket se do të vijojë deri ditën e fundit, kur të shkrihet si institucion, mbrojtjen e gjyqtarëve. Në mbledhjen e parafundit, zhvilluar në 24 janar 2018, KLD ka rrëzuar 13 kërkesa të ngjashme të ministres së Drejtësisë, për shkarkimin e 13 gjyqtarëve. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, ka mbajtur një diskutim të gjatë, duke argumentuar se pse KLD nuk mundet dhe nuk duhet t’i shkarkojë gjyqtarët.

Për vetë Gjin Gjonin, Ministria e Drejtësisë, në vitin 2014, i pati kërkuar KLD që ta shkarkonte nga detyra, me pretendimin se ka fshehur pasurinë si dhe ka bërë deklarime të rreme të pasurisë. Ashtu siç pritej, KLD e hodhi poshtë kërkesën e ministrit të atëhershëm të Drejtësisë. Ndërkaq, në mbledhjen e parafundit të KLD, Gjin Gjoni ka pohuar se me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së re dhe të ligjeve të reja për pushtetin Gjyqësor e drejta për të proceduar një gjyqtar është e papërcaktuar.

‘Leksioni’ i Gjin Gjonit në KLD
Dilema për KLD
Unë diskutimin tim do e bëj në parim në lidhje me disa probleme të cilat duhet të diskutojmë dhe t’i ndajmë sot përfundimisht. Aspekti i parë, është e vërtetë që janë sjellë një numër i madh procedimesh disiplinore në lidhje me një kategori gjyqtarësh prej 13 vetash sot. Problemi shtrohet dhe i gjithë diskutimi do ndahet në dy kategori. Pjesa e parë ka të bëjë, cila nga dispozitat ligjore sot ky Këshill i Lartë i Drejtësisë duhet të zbatojë?

Duhet të zbatojë Kushtetutën e cila është shfuqizuar dhe ligjin ‘Për organizimin e pushtetit gjyqësor’ i cili është shfuqizuar? Apo ligjin aktual i cili është në fuqi? Në rast se i referohemi Kushtetutës së kaluar dhe ligjin “Për organizimin...” dhe njëkohësisht edhe dispozitave tranzitore, është e vërtetë që Kushtetuta ka parashikuar disa raste të shkarkimit të gjyqtarëve nga detyra.

Kompetenca
Problemi është që në fazën e re ku jemi në momentin aktual ku jemi, të drejtën e procedimit edhe pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re dhe të ligjeve të reja për pushtetin gjyqësor ka një moment i cili është evaziv dhe momenti është i përcaktuar. Ministrja e Drejtësisë kishte të drejtë që të paraqiste pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në shkurt të vitit 2016, në mos u gabofsha, kishte të drejtë të paraqiste procedimet disiplinore.

Tagri, pas këtij momenti i kalon Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nëpërmjet Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë mund të merrte të gjithë tagrat për fillimin e procedimeve disiplinore dhe njëkohësisht edhe për shqyrtimin e këtyre çështjeve.

Procedim penal
Të shkojmë tek momenti i dytë. Momenti i dytë, Kushtetuta e re, në nenin 140, ka përcaktuar dy momente kryesore. Gjyqtari shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë kur a) ka kryer shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës; b) është dënuar me vendim të formës së prerë… Tani, të kalojmë tek momenti i parë. Kategorinë e personave që aktualisht janë sjellë për procedim disiplinor prej 13 vetash, unë do e ndaj në dy momente.

Momentet e para janë... kategoria e parë janë për shkak të deklarimit të pasurisë dhe që, ashtu siç e diskutuam edhe në mbledhjen e kaluar rezulton që këta për deklarimin e pasurisë, ndaj këtyre ka pas një vendim penal dhe do shohim cilësinë e vendimit penal dhe a mund të lidhet çështja penale me çështjen administrative në rastin konkret për procedimin disiplinor. Dhe rasti i dytë është për çështje të cilat diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit.

Këto janë dy momente. Të marrim momentin e parë dhe të konsiderojmë që çështja penale është e lidhur me një çështje civile. Po t’i referohesh ndryshimeve të reja në ligj, e ka thënë në mënyrë taksative që çështja e procedimit disiplinor administrativ është e lidhur me çështjen penale dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mund të veprojë në mënyrë absolute në rast se ka një procedim penal.

Masat disiplinore
Tani vijmë tek momenti i dytë. Është e vërtetë që një pjesë e gjyqtarëve të cilët janë sjellë sot përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë një sërë shkeljesh dhe normalisht Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të japë një mesazh në lidhje me këto shkelje. Problemi është, në rast se sot ky Këshill i Lartë i Drejtësisë do vendosë që në disa raste të cilët një pjesë e këtyre kanë shkelje të një kategorie që ndoshta nuk futen tek shkarkimi I detyrës por hyjnë tek kategoria e atyre shkeljeve që mund të jetë “Vërejtje me paralajmërim”, “Ulje në detyrë”, “Ulje në pagë”, “Vërejtje e thjeshtë”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me nr. 34 i vitit 2017 i ka shfuqizuar të gjitha këto masa disiplinore. Në rast se ne, ky Këshill I Lartë i Drejtësisë sot - të them të drejtën është në minimumin e kuorumit të vet ligjor, duke qenë se një pjesë e madhe e tyre nuk kanë ardhur - do vendosë që të rrëzohet masa e parë disiplinore “Shkarkimi nga detyra”, atëherë, cila do jetë masa e dytë që do propozohet? –shtrohet pyetja.

Në këtë vakum ligjor i cili është, a mundemi ne që ekstra proceduralisht të marrim një masë tjetër e cila mund të jetë “Vërejtje me paralajmërim”, “Ulje në detyrë” ose “Transferim në një gjykatë tjetër” ose këto masat e tjera që janë parashikuar? Në pikëpamjen time, unë them jo.

Ndërhyrja e Parlamentit
Dhe cila është arsyeja? Vendimi nr. 34 i Gjykatës Kushtetuese i ka shfuqizuar të gjitha masat e tjera disiplinore të cilat janë parashikuar në ligjin specifik. Shkeljet, më fal. Shkeljet. Dhe duke qenë se ka shfuqizuar shkeljet, cila shkelje do t’i korrespondojë masës së caktuar? Dhe i vetmi moment janë vetëm momentet e shkarkimit, të cilët ky Këshill mund t’i referohet drejtpërdrejt Kushtetutës. Rastet e shkarkimit sipas Kushtetutës, unë i përmenda.

Është rasti kur kryen shkelje të rëndë profesionale ose etike të diskrecionit, pozitës dhe figurës së gjyqtarit. Kështu që, në këtë pikëpamje, duke qenë se, unë them që ka një vakum ligjor për sa i përket shkeljes dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka orientuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Parlamentin që të hyjë institucionalisht dhe të rregullojë këtë lloj shkelje. Ndodhemi në një bazë vakumi ligjor në marrjen e kësaj mase.  

Procesi i Vetingut
Se çfarë do na ndodhë? Ky Këshill i Lartë i Drejtësisë, për një periudhë kohore të gjatë, ka arritur që të shkarkojë deri në momentin aktual një numër, të paktën 10-15 gjyqtarësh deri në momentin aktual. Pavarësisht se nuk është ndonjë çudi e madhe sepse publiku, për shkak të këtij pompoziteti dhe propagande që është komentuar dhe trumentuar, kërkon që 80% e gjyqtarëve të dalin jashtë sistemit. Por në momentin aktual, kur efektet e deklarimit të pasurisë, efektet e kontrollit të vlerësimit dhe rivlerësimit të gjyqtarëve janë në fazat fillestare dhe Komisionet e Pavarura të Kualifikimit dhe Komisioni i Apelimit po marrin në sitë të gjithë gjyqtarët, unë them, edhe për shkak të vakumit ligjor, le t’i ndajmë këto dy kategori:

kategorinë e parë të cilët janë për shkak të pasurisë dhe kategorinë e dytë për shkak të shkeljeve dhe në fund, po qe ky Këshill i Lartë i Drejtësisë të pezullojë çështjet sepse ka një vakum ligjor dhe t’ia kalojë KLGJ-së ose këtij Këshilli në rast se Kuvendi i Shqipërisë, brenda një periudhe kohore të shkurtër, riparon defektet e ligjit dhe shfuqizimit që ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

Pasi edhe ne çmojmë besoj edhe kolegët anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndajnë të njëjtin mendim me mua që, për ata gjyqtarë të cilët ka shkelje, ne duhet të japim atë që meritojnë. Për ato gjyqtarë të cilët janë në rastet të cilat ligji nuk i parashikon mund të shpëtojnë edhe nga ndonjë ndëshkim i mëvonshëm për shkak të mungesës së këtij ligji. Kjo është pikëpamja ime. Unë diskutimin e bëj në parim. Nuk e bëj për persona konkret dhe për emra nominal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 06/05/2018 11:22

    Kto prokuror e gjygjtate hajdut e kriminel jo qe duhen shkarkuar e futur ne burg por duhen rrjepur per se gjalli si kane rrjepur njerzit e shkrete duke ju marre lek per cdo gjygj kto maskarenj qe bejn jet sheikesh me 3 a 4 ter shtepi e me makina luksoze kto duhen varur ne mes te Tiranes,ket shtet ndertoj Sali Berisha e qe sot ju dalin ne mbrojtje Monika e Luli turpi i zotit

    Përgjigju
  • Gjyqtari i paanshem: 06/05/2018 09:24

    Nuk do kryehajduti Gjin Gjoni qe te shkarkoben gjyqtaret sepse eshte i perlyer koke e kembe su hajdut fallsifikator mashtrues.

    Përgjigju
  • Besford dopjo debil gjoleka: 06/05/2018 08:49

    O xhin gjoni o paçavure e kryekriminelit salhe ske faj ti që pëllet o gomari zgjuar se kur të lën ty të lir ti ke të drejt të pëllasësh pa pushim o zagar. Ti duhet të qitesh me shkelma nga drejtësia e duhet të çohesh në burg pa gjygj mor fundërrin .

    Përgjigju
  • Besford dopjo debil gjoleka: 06/05/2018 08:49

    O xhin gjoni o paçavure e kryekriminelit salhe ske faj ti që pëllet o gomari zgjuar se kur të lën ty të lir ti ke të drejt të pëllasësh pa pushim o zagar. Ti duhet të qitesh me shkelma nga drejtësia e duhet të çohesh në burg pa gjygj mor fundërrin .

    Përgjigju
  • Gjin cornuto..: 06/05/2018 08:27

    Gjin je palaco dhe plehre burre..si mund te thuash per te 13gjyqtaret nuk shkarkohen,a thua se te gjithe engjej ju muter ,qe bashke me politiken i kwni ven zjarin ketij vendi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast