Zbardhet skenari/ PD dhe LSI nxjerrin jashtë loje studentët, marrin në dorë protestën e të hënës

Zbardhet skenari/ PD dhe LSI nxjerrin jashtë loje studentët, marrin në dorë protestën e të hënës

Protesta e studentëve përpara Kryeministrisë

Studentët kanë paralajmëruar se të hënën do organizojnë një protestë kombëtare në Tiranë përpara Kryeministrisë, pasi qeveria nuk pranoi të plotësojë tetë kërkesat e tyre pa dialoguar apo negociuar më parë. Mirëpo menjëherë pas këtij njoftimi, PD dhe LSI, si dy forcat më të mëdha opozitare, nisën mobilizimin e militantëve në rrethe. Sigurisht duke përfituar edhe nga heshtja e studentëve këtë herë, ndryshe nga 12 ditë protestë radhazi kur kanë refuzuar çdo ndërhyrje të politikës.

"Shqiptarja.com" mëson se degët lokale janë porositur që të mbledhin sa më shumë njerëz duke iu garantuar transportin në mënyrë që protesta përpara Kryeministrisë të jetë masive dhe në përputhje me qëllimet e interesat e opozitës. Opozita ka që në 27 maj kur protestoi për "Babalen", që nuk organizon dot një tubim të mirëfilltë politik kundër qeverisë dhe priti ngritjen e studentëve për problemet e tyre që të tentojë të hedhë kthetrat në drejjtim të kësaj proteste. Ndërsa kauza e studentore duket se nuk është fare në axhendë. Thirrje për mobilzimin e militantëve bënë sot si Lulzim Basha nga Kuvendi Kombëtar i PD (Lexo këtu), ashtu edhe Monika Kryemadhi gjatë takimit me anëtarësinë në Lushnje dhe Durrës (Lexo këtu). Porosia është e qartë: "Të hënën në orën 11:00 sa më shumë njerëz në Bulevard". 

Nga ana tjetër, studentët njoftojnë se protesta do zgjasë tre orë, nga 11:30 deri në 14:30. Në një deklaratë këshillat studentorë japin detaje rreth asaj që do të ndodhë të hënën. Madje këtë herë duket se edhe vetë studentët janë të dorëzuar. Kjo pasi, deri tani protestat e tyre janë mbajtur larg politikës, ndërsa një gjë e tillë nuk mund të thuhet nga e hëna. Militantët e partive jo vetëm do nxjerrin jashtë loje studentët, por do bëjnë që kauza e këtyre të fundit të harrohet dhe universitetet e arsimi i lartë në vend rrezikon të mbetet sërish në vend numero. 13 ditë rezistencë në sheshe e rrugë shumëzohen me zero me një të rënë të lapsit.   

Ndërkohë, protestë do ketë edhe nesër (e diel). Grumbullimi i studentëve do nisë si çdo ditë në orën 10:00 në fakultetet përkatëse dhe në orën 11:00 do të nisë marshimi në këmbë drejt Kryeministrisë. Tubimi në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të nisë në orën 11:30. Refreni do të jetë i njëjtë: "Plotësoni 8 kërkesat"! "Nuk duam dialog"!

Deklarata e Këshillave Studentore

Por kjo mesa duket do jetë protesta e fundit studentore, pasi pas të hënës drejtimin do ta marrë politika me PD-në dhe LSI-në që normalisht as më shumë e as më pak thjesht sa do të shuajnë atë shpresë dhe entuziazëm që të rinjtë, studentët e të gjithë vendit, mbajtën ndezur për 12 ditë me radhë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jola: 16/12/2018 13:52

    Studente te nderuar! Femije te dashur! Vazhdoni te pa percare ne rrugen tuaj. Mblidhuni si studente ne cdo fakultet, caktoni individet me integritet qe kane spikatur ne keto dite dhe me nje kryesi jo me pak se 50 veta kerkoni me dialog ato kerkeda qe keni ngritur dhe shtoni edhe ato qe do tju serviten( nqse???) ne dialog. Mos lejoni neser perzjerjet me patrite politike te majta apo te djathta. Prindrit qe ju kuptojne nuk do dalin me asnje parti pasi jj prishin pune. Ju uroj suksese dhe zgjidhje te probleneve qe jane te gjitha te zgjidheshme. Ju perqafoj te gjitheve nga larg.

    Përgjigju
  • Bora: 16/12/2018 13:18

    Per kaq dite studentet Po bejne ne vend numuro. U ngriten në revolte, u kerkuan per dialog qe te ecnin perpara, por ata nuk duan te ecin perpara te zgjidhin problemet. Me sa duket qarte I drejton PD-LSI te cilet nga frika e Spakut duan te bejne rremuje e anarshi sepse ujku mjergull do.

    Përgjigju
  • EmigrantUSA: 16/12/2018 12:57

    Te nderuar student kthehuni ne shtepi Rama na I ka dhene te gjitha PUNEN ARSIMIN FALAS DROGEN KA HEQUR VARFERINE TE GJITHE PUNOJNE KAFENETE JANE BOSH KRIMINELE NUK KA ME TRAFIKANTET E DROGES I KA RAS NE BURG ME TAHIRIN CFARE DONI ME SHKONI NE SHTEPI PUNET E QEVERISE JANE NE DORE TE TIMONIERIT TE SIGURTE QE NUK DO TJY HEDHE NE GREMINE

    Përgjigju
  • Hasani: 16/12/2018 02:28

    Pra doli se kush i organizuaka protestat "paqesore" te studenteve. Prandaj na u bekan trima keta sepse kane Lulaqin dhe Moniken mbrapa.

    Përgjigju
  • Emigranti: 16/12/2018 00:26

    Te nderuar Student Mundohuni te mos beheni vegel e partive politike.Kaluan 28 vite qe nga 90 dhe Studentet na udhehoqen Fatosi Saliu Iliri Majko Basha Rama Ruli Iami Monika Mediu e shume te tjer .Tani prap Studentet ok Menyra se si veproni nuk eshte e drejt,jo me urdher me bisedime e takimi.Une deshiroja qe Studentet te kerkonin te America dhe Europa futjen ne Burg te gjithe politikaneve,gjyqtarve,prokuroreve Ministrave Dekaneve e tjer te korruptuar dhe sekuestrimin e pasurive qe u kane vjedhur popullit tone. Vetem keshtu do shpetoje Shqiperia Eshte moment Per ta ndihmuar Shqiperine neper mjet Europes eAmerikes per shkallmimin e kesaj klase te korruptuar,ndryshe Shqiperia nuk behet me kurre ! Qendroni larg politike!!!

    Përgjigju
    • Shpetim: 16/12/2018 16:58

      Ne burg e duan vendin te gjithe politikanet shqiptare ,duan te bejne politike ,dhe studentet te ngelin pa dije te pashkolluar qe te udheheqin ata

  • Fredi: 16/12/2018 00:01

    Studentët tu hidhen në grykë bajgave parti që për 28 vjet i kanë manipuluar e shkatërruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)