Zbardhet vendimi i gjykatës së Fierit/ Si e fitoi lirinë Ermali, nipi i diktatorit Enver Hoxha

Report Tv dhe Shqiptarja.com sigurojnë vendimin i cili liroi nga burgu, nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën, i akuzuar për kokainën e gjetur në laboratorin e drogës në Xibrakë. Vendimi është marrë më 13 shtator dhe mban firmën e gjyqtarit të Gjykatës së Fierit, Piro Sota.

Në vendimin e siguruar nga gazetari Arsen Rusta për Report Tv , trupi gjykues arsyeton se ka pranuar kërkesën e Ermal Hoxhës për pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit 1,6 vite burg, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Ermal Hoxha të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Ndër të tjera, kërkohet që Ermal Hoxha gjatë kohës së proves të mos shoqërohet me persona të inkriminuar. Po ashtu Hoxha ka për detyrë të paguajë të gjitha shpenzimet proceduriale, që në vendimin e lirmit janë përcaktuar si 840 lekë.

Vendimi për lirimin e Ermal Hoxhës

Ermal Hoxha u arrestua gjatë operacionit Xibraka, pasi u zbulua një laborator i sofistikuar përpunimi kokaine më 14 janar të 2015. Ermal Hoxha bashkë me tetë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total. Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar.

Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim. Sipas hetimeve, i arrestuari tjetër i këtij operacioni, Ermal Hoxha, ka pasur rolin e financuesit dhe të financierit. Ai ishte personi që mbulonte likuidimin e drogës kur hynte në Shqipëri dhe që merrte paratë nga marrësit kur nxirrnin kokainë jashtë vendit.

Në prill 2018, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, kërkoi të shpallej i pafajshëm, duke i bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Lartë. Atij i kishin mbetur edhe 1 vit e 6 muaj burg kur gjykata e Fierit vendosi të pranojë kërkesën 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 18/09/2018 13:31

    E ca ka ktu me u cudit? Ne te gjith boten demokratike jan kto lloj lehtesimesh penale, per disa lloj arsyesh. 1) Kosto e mbajtjes se dikujt ne burk 2) Mbikqyrje 3) Sjellje positive gjate denimit Respekte Ermal se sna ke mar gje neve vlla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë