Zbulohen artistët që do të shoqërojnë Eugent Bushpepën në Eurovizion

Zbulohen artistët që do të shoqërojnë Eugent Bushpepën në Eurovizion

Artistet qe do te shoqerojne Eugent Bushpepen ne Eurovizion

Dy artiste të njohura Greta Radovani dhe Erinda Agolli janë dy nga emrat që janë bërë të ditur së fundmi dhe do t’i bashkohen Eugent Bushpepës, këngëtarit shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e Eurovizionit. Po ashtu atij do t’i bashkohen edhe Denis Hima – kitarist, Besnik Nikolli – basist dhe bateristi Gerti Hima.

Eugenti është një këngëtar dhe kompozitori i zhanrit rock, Kënga “Mall” do të performohet në gjysmëfinalen e parë të këtij viti në Eurovision Song Contest, që do të zhvillohet në Lisbonë këtë maj, me datë 8 saktësisht në natën kur këndon Eugenti.

Shqipëria debutoi për herë të parë në Festivalin e Këngës në Eurovizion në vitin 2004. Shqipëria pati sukses me paraqitjen e parë me “The Image of You” të Anjeza Shahinit, duke u rendindur në në vendin e katërt në gjysmë finale dhe përfundimisht arriti të jetë në vendin e 7-të në finalen e madhe. Shqipëria ka qenë pjesë e Festivalit të Këngës në Eurovizion çdo vit që nga debutimi i parë, dhe në 2018 ka arritur të ketë 15 artistë pjesëmarrës. Rona Nishliu deri sot mban vendin më të të mirë për shqiptarët në Eurovizion, ku ajo zuri vendin e pestë në finalen e Eurovizionit në vitin 2012.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS