Zbulohen fotot e regjistrimit të këngës që do na përfaqësojë në Eurovizion

Zbulohen fotot e regjistrimit të këngës që do na përfaqësojë në Eurovizion

Xhirimi i videoklipit të këngës së Eugent Bushpepës

Eugent Bushpepa na prezantoi këto ditë me klipin final të këngës “Mall”, me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Këngëtari i njohur ka publikuar në profilin e tij në Facebook, disa prej fotove ku tregohen momentet e regjistrimit të skenave. Një klip bardhë e zi, në të cilin nuk mungojnë motivet e kostumeve popullore në veshjen e balerinëve si fustanella apo xhubleta.

Shqipëria nuk e ka prekur finalen e “Eurovisionit” që nga viti 2015, përfaqësuar nga Elhaida Dani me këngën “I’m alive”. Ndërkohë, suksesin më të madh e ruan Rona Nishliu, e cila përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012, dhe arriti vendin e pestë.

Shpresojmë që falë potencialit të jashtëzakonshëm të zërit dhe të performancës së grupit të artistëve që do e shoqërojnë, Eugent Bushpepa të na bëjë krenar duke e ngritur muzikën shqiptare në një stad të ri.

Pamje nga xhirimi i videoklipit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)