Zbulohen shifrat/ Femrat shqiptare më punëtoret në Evropë, të parat për të gatuar dhe punë shtëpie

Zbulohen shifrat/ Femrat shqiptare më punëtoret në Evropë, të parat për të gatuar dhe punë shtëpie

Foto ilustruese

Gratë shqiptare janë me nikoqiret e Europës, pasi rezultojnë se shpenzojnë më shumë kohë se gjithë shtetet e tjera për të gatuar dhe për të bërë punë shtëpie. Ndonëse pas viteve ’90 lehtësitë janë shtuar si në kryerjen e punëve të shtëpisë ashtu dhe gatimin, sërish ne vijojmë të humbim më shumë kohë, ndoshta për shkak të traditës, por edhe kursimit, kur vjen fjala te gatimi.

Sipas një sondazhi të Komisionit Europian për cilësinë e jetës në vendet e Bashkimit Europian dhe ato kandidate, rezulton se pyetjes “Mesatarisht sa orë në javë shpenzoni për të gatuar dhe për të bërë punë shtëpie jashtë punës së paguar?”, të anketuarit shqiptarë i janë përgjigjur 25 orë, që është më e larta në Europë, për shkak të orëve të gjata të delaruara nga gratë.

Pas shqiptarëve, më shumë kohë për punë shtëpie shpenzojnë  rumunët (21 orë) dhe turqit (19 orë), ndërsa më pak danezët (9 orë), finlandezët (11) dhe suedezët (11).

Ato që kryesojnë janë natyrisht femrat shqiptare, që shpenzojnë 29 orë në javë për t’u marrë me punë shtëpie e gati, të ndjekura nga rumunet me 23 orë dhe maltezet me 22 orë. Femrat e rajoni shpenzojnë shumë më pak kohë se tek ne (maqedonaset 18 orë, malazezet dhe serbet 19 orë).

Nëse i referohemi burrave shqiptarë, ata nuk kanë kohë për të humbur duke u marrë me gatim e punë shtëpie. Meshkujt shqiptarë kanë raportuar se shpenzojnë rreth 12 orë në javë, që është e krahasueshme me mesataren e Europës dhe me vendet e tjera të rajonit dhe shumë më e ultë se koha që shpenzojnë partneret e tyre. Ndërsa më punëtorët janë burrat rumunë, që shpenzojnë 20 orë në javë, vetëm 2 orë më pak se femrat rumune.

Në Shqipëri, grupmoshat nga 18-24 vjeç shpenzojnë 15 orë për të gatuar e punë shtëpie; 25-34 vjeç harxhojnë 25 orë; 35-49 vjeç shpenzojnë 29 orë; 50-65 vjeç 27 orë dhe mbi këtë moshë 22 orë. Për të gjitha grupmoshat, me përjashtim të asaj mbi 65 vjeç, ku kryesojnë rumunët, numri i orëve është më i larti në Europë.

Vetëm në familjet shqiptare me të ardhura të larta, numri i orëve të raportuara në javë për të gatuar e punë shtëpie ulet në 19, ndërsa te familjet e varfëra gratë shpenzojnë nga 22-29 orë në javë.

Raporti “Cilësia e jetës- publikimi i të dhënave për të nxitur politika më të mira”, është hartuar nga Komisioni Europian dhe në të për herë të parë janë përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti i studimit tregon rezultatet në tre fusha kryesore: cilësia e jetës, cilësia e shoqërisë dhe cilësia e shërbimeve publike.

Anketa Evropiane e Cilësisë së Jetës është një studim unik pan-evropian që shqyrton kushtet e jetës së qytetarëve evropian në lidhje me mirëqenien individuale dhe cilësinë e shoqërisë dhe shërbimeve publike. Ai përfshin tema të tilla si shëndetësia, strehimi, ekuilibri i familjes dhe i punës dhe i jetës, si dhe besimi, pjesëmarrja në shoqëri, përjashtimi social dhe tensionet shoqërore. Marrë nga Monitor.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 07/08/2018 09:54

    Saktësojeni ju lutem pak moshën e tyre.. Po, është e vërtetë por për brezin e femrave emigrante që në vitet 90, ishin 20 vjeç e sipër. Sot mosha e tyre është 45 e lart. Pra këto femra të këtij brezi, PO! Ndërsa për 23 vjeçaret e sotme të cilat akoma nuk ishin lindur, mund të them që janë pothuajse “rrëmujë në mendje” dhe DEMBELE. Gjith ditën gishtat në.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh