Zbulohet anija nën ujë me miliarda dollarë ar në brigjet koreane

Zbulohet anija nën ujë me miliarda dollarë ar në brigjet koreane

Luftanija ruse Dimitrii Donskoi e fundosur plot 113 vjet më parë

Rrënojat e anijes u zbuluan në ujërat e Koresë së Jugut, brenda së cilës gjendej arë me vlerë prej rreth 103.5 miliardë dollarë. Anija në fjalë është luftanija ruse Dimitrii Donskoi, e fundosur plot 113 vjet më parë.

Luftanija u fundos në ishullin Ulleungdo në vitin 1905 për të mos rënë në duart e Japonisë, pas betejës Tsushima gjatë luftës ruso-japoneze.

Menjëherë pas zbulimi të këtij ari me vlerë marramendëse një grup në Rusi ka nisur një fushatë me anë të së cilës kërkon që ari t’i kthehet Moskës.

Për vite me radhë zhytësit nga një kompani koreano-jugore e specializuar në shpëtim kishin vite që kërkonin për mbetjet e kësaj anije dhe arritën ta lokalizonin, rreth 434 metra nga brigjet e Ulleungdo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori