POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Zbulohet e dashura e re e Majk, videoja me pullë të kuqe dhe historia me Krenar Çoçajn

Reperi i njohur Majk u fotografua me një bukuroshe brune dhe mediat aluduan se mund të ishte një rikthim me nënën e djalit të tij, Majlinda Zekën. Por në të vërtetë Majk është ndarë nga modelja Melita Nushi dhe ka filluar një lidhje të re me një brune, Xhuli Nura.

Nura u bë e famshme për publikun para një viti teksa u publikua një bisedë e saj me reperin Ledri Vula dhe një video në “momente të nxehta”. Modelja u shkëput pak nga syri u publikut, por njerëzit nuk harrojnë lehtë. Xhuli njihet gjithashtu për deklaratën që bëri për Krenar Çoçajn (aktualisht i dashuri i Luana Vjollcës) duke thënë se ai po i vardisej në kohën kur ishte në lidhje me Dafina Zeqirin.

“Me Krenarin jam njohur përmes motrës së tij, Abetare Çoçajt dhe ka lindur një shoqëri, kështu para dy vitesh kemi qenë në shoqëri edhe jemi shoqëruar nëpër klube të ndryshme të natës me të, por vetëm si shoqëri në fillim. Krenari më është vardisur, por unë kam qenë ajo që nuk kam dëshiruar asnjë lidhje duke i thënë se mund të jemi vetëm shokë dhe asgjë më shumë,”- është shprehur dikur Xhuli.

Majk dhe modelja Xhuli Nura 

fl.mi.
Komento