Zbulohet plani i BE-së për Shqipërinë: Pikë regjistrimi për refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme

Dalin detaje të reja nga planet BE në përfshirjen e Shqipërisë për zgjidhjen e valës së emigrantëve nga Siria dhe Afrika e Veriut. Është Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviç ai i cili për herë të parë ka artikuluar mundësinë e ngritjes së një pike të regjistrimit (hot-spot).

Ne kemi biseduar dhe kemi rënë dakord që të ndihmojmë vendet fqinje në Ballkan, që përballen me këto problemet e emigrantëve. Këtu në radhë të parë mendoj për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Davor Bozhinoviç, ministër i Brendshëm i Kroacisë

Duke folur me terma konkret për Shqipërinë, Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviç deklaroi:

Investimi për sigurinë e këtyre vendeve ka një influencë pozitive edhe për Kroacinë dhe vendet e tjera të BE. Kjo nuk është ide e re. Këto ditë është folur shpesh për krijimin e një pike të regjistrimit (hot-spot) jo vetëm në Afrikën e Veriut, por edhe në Ballkanin Perëndimor, më konkretisht në Shqipëri.

Davor Bozhinoviç, ministër i Brendshëm i Kroacisë

Por përse është zgjedhur Shqipëria për krijimin e një Hot-Spoti regjistrimi? Minstri Bozhinoviç ka dhënë këtë argument.

Kroacia nuk do të shndërrohet në hot-spot" për regjistrimin e refugjatëve. Kroacia ka mjete të majftueshme për të evituar që ky vend të shndërrohet në një pikë të të tillë regjistrimi. Kroacia ka policinë më të fuqishme kufitare në mbarë Evropën. 

Davor Bozhinoviç, ministër i Brendshëm i Kroacisë

Vendet e Ballkanit në optikën e BE-s, mund të kenë probleme shumë serioze me refugjatët, sepse shumica e tyre kalon pikërisht nëpër këto vende.

Për Report TV dy ditë më parë nga qendra e azilantëve në Tiranë, disa emigrantë nga Siria dhe Afganistani pohuan se kishin paguar deri në 15.000 dollarë për të mbërritur në Shqipëri dhe se destinacioni I tyre final ishte Holanda dhe Gjermania.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ledio: 18/06/2018 17:51

    Po po aty mbau se do behet

    Përgjigju
  • Petraqi: 18/06/2018 15:04

    Pse Europa nuk i con ne Rusi emigrantet? Apo nuk ja mban nga Putini dhe do ti sjelle ne Shqiperi?

    Përgjigju
  • Anton: 18/06/2018 15:04

    Mos u tremni burra,se nuk do vine me shume,sesa solli sulltan murati para 500 vjeteve ne ballkan

    Përgjigju
  • Londra: 18/06/2018 13:39

    BE/Europa tallet me Shqiperine historikisht. Nese ky esht kushti qe te hapen negociatat qe nuk do perfundojne kurre, athere me mire jashte BE-s sesa kurre Brenda.

    Përgjigju
  • Arku: 18/06/2018 13:15

    Po Greqia cfare ben pse nuk behet ajo hot spot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së