Zbulohet plani për të goditur grupet shqiptare të kokainës dhe heroinës në Gjermani

Zbulohet plani për të goditur grupet shqiptare të kokainës dhe heroinës në Gjermani

Zv/Presidenti i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë, Peter Henzler

TIRANE-Prokurorja e Përgjithshëm Arta Marku priti në një takim paraditen e sotme zv/presidentin e Zyrës Federale Kriminale Gjermane, Peter Henzler dhe delegacionin që e shoqëronte. Sipas njoftimit, zyrtarët gjermanë u angazhuan për bashkëpunim në të gjitha rastet konkrete të ndodhura në Gjermani, kurse prokuroria që të plotësohet dokumentacioni dhe kërkesat e duhura ligjore.

Rëndësi të veçantë iu dha krijimit të Njësive të Përbashkëta Investigative me shtetin gjerman dhe forcimit të luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Projekti ORKA i policisë gjermane do të ketë orientim kombëtar dhe ndërkombëtar për luftën kundër krimit të organizuar shqiptar, me fokus narkotikët dhe hetimet pasurore / konfiskimin e aseteve kriminale.

Bazuar te njoftimi, dy bashkëbiseduesit theksuan se nevoja për t’u marrë intensivisht me këtë projekt lindi nga rritja e numrit të veprave penale në fushën e narkotikëve, ku të dyshuar janë shqiptarë. Sipas tyre, grupet kriminale shqiptare janë të konsoliduara mirë në Republikën Federale të Gjermanisë dhe ndërkohë po luajnë krahas trafikimit të kanabisit një rol dominues edhe në trafikun e heroinës dhe kokainës.

Në delegacionin gjerman bënin pjesë Drejtoresha e Departamentit për Krimet e Rënda dhe Krimin e Organizuar në BKA, Dr. Sabine Vogt, Drejtori i Lartë i Krimeve Ralf Keppler nga Zyra Kriminale e Landit në Shtutgart (Drejtor i projektit operativ ORKA), Drejtori i Krimeve në BKA Sven Radke, Drejtor i Sektorit për Mbështetjen Policore Ndërkombëtare (mbështetje me teknikë, trajnime, konsulencë) dhe Komisari i Lartë i Krimeve David Schenke nga Protokolli i Kabinetit të Presidentit të BKA-së. Peter Henzler gjatë vizitës në Shqipëri zhvilloi takime edhe me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtorin e policisë, Ardi Veliu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet