Ze Maria ikën nga Tirana, ja kush e zëvendëson në stolin e bardhebluve

Ze Maria ikën nga Tirana, ja kush e zëvendëson në stolin e bardhebluve

Trajneri i Tiranës, Ze Maria

Aventura e Ze Marias Me Tiranën ka përfunduar. Trajneri brazilian i bardhebluve është paraqitur me vonesë sot në seancën stërvitore të klubit, por përveç kësaj nuk ka qëndruar më shumë se 10 minuta dhe është larguar.

Ai ka mbajtur i pandërruar një bisedë të shkurtër me futbollistët dhe më pas ka marrë makinën për t’u larguar. “Report TV” dhe “Shqiptarja.com” konfirmojnë largimin  e tij nga klubi i bardhebluve.

Ze Maria u përfol për largimin që pas humbjes me Partizanin, por fitorja në javën e ardhshme kundër Kastriotit shtyu përkohësisht shkarkimin e tij. Ky moment duket se ka ardhur tani pasi klubi në mënyrë surprizë ka njoftuar për një konferencë të jashtëzakonshme që do të mbahet nesër. Me shumë mundësi konferenca e lamtumirës së brazilianit.

Ish-futbollisti i Interit në sezonin e tij të parë e ngjiti Tiranën në Superligë, ndërsa në sezonin e dytë nisën dhe vështirësitë. Emri më i përfolur për të zëvendësuar Ze Marian është Ardian Mema, ish-futbollist i bardhebluve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un