‘Zemër, Zoti t’a shtoftë inatin, por 5 fëmijë bën vetëm Taulanti’/ Batutat e Ramës me gratë në Laprakë

‘Zemër, Zoti t’a shtoftë inatin, por 5 fëmijë bën vetëm Taulanti’/ Batutat e Ramës me gratë në Laprakë

Edi Rama, kryeministër

TIRANË-Kryeministri Edi Rama përveç nismës së qeverisë për mbylljen e lokaleve, basteve si dhe arrestimin e të fortëve, ka bërë edhe disa batuta me gratë e pranishme në takim. Rama ka sqaruar se të gjitha çiftet e reja që do të bëjnë disa fëmijë, vlera do të jetë e lartë, edhe në rastet kur lindin binjakë apo trinjakë. Rama i tha njërës nga të pranishmeve e cila pyeti:

Gruaja: Po sikur unë të bëj 3 fëmijë përnjeherë?

Edi Rama: Çfarë do bëhet nëse lindin dy? Apo tre përnjëherë?  Zemër, Zoti t’a shtoftë inatin ty, por 5 fëmijë bën vetëm Taulanti…Meqë është ky merak atëherë të jetë e qartë, nëse dalin dy menjëherë të dy marrin secili 800 dollarë dhe nëse dalin tre, secili 1200, se nuk do i mbajmë pishën kush doli i pari dhe i dyti apo i treti. Se ai që del i parë është dhe më i zoti dhe i takon, se pastaj larg qoftë, nuk ka për të dalë asnjëri i pari për të mos marrë më pak. Nëse ka 3, të tre nga 1200. S’ka më i shkathëti më i shpejti…

Rama iu ktheu një tjetër batutë, të gjithë atyre që e ‘akuzojnë’ se ka dalë shumë herë në television.

Rama tha:

Se për temën e daljes në media kam folur shumë, kam dalë shumë televizor, mos u habisni shumë shpejt kur t’ju dal dhe në frigorifer”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë