Zërat për largim nga PDIU, flet për Report Tv deputeti Dritan Bici: S’di gjë për Remen dhe Elenën, do dilja me zë e me figurë po të kisha ikur

 Zërat për largim nga PDIU, flet për Report Tv deputeti Dritan Bici: S’di gjë për Remen dhe Elenën, do dilja me zë e me figurë po të kisha ikur

Dritan Bici, deputet i PDIU-së

Deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Dritan Bici në një reagim për Report Tv, ka komentuar zërat për largimin  e deputetëve të PDIU-së drejt Partisë Socialiste.

Bici ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë për një kalim tek socialistët. Bici sqaron se është vënë në dijeni për largimin e deputetes Reme Lala dhe Elena Xhina.

Bici, deputet i Qarkut të Elbasanit, shton se vazhdon të jetë pjesë e PDIU-së.

Jam tek PDIU dhe nuk di gjë për Remen dhe Elenën. I kam marrë vesh nga mediat. Po të isha larguar do të dilja me zë dhe me figurë.

Dritan Bici, deputet i PDIU-së.

Deputetja e PDIU-së, Reme Lala të shtunën kur Rama ishte në Dibër në ceremoninë për hapjen e punimeve për Rrugën e Arbrit, tha se kalonte në PS, bashkë me deputeten Elena Xhina, përfaqësuese e PDIU-së në Elbasan. 

Deputetja Xhina, në një prononcim ditën e djeshme për gazetaren e Report Tv, Esiona Konomi, e mohoi kalimin dhe tha se vazhdon të jetë pjesë e një grupit të PDIU-së në parlament. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët