'Zëri Amerikës': Turqia, gati ushtrinë nëse Greqia zgjeron ujërat territoriale

'Zëri Amerikës': Turqia, gati ushtrinë nëse Greqia zgjeron ujërat territoriale

Turqia dhe Greqia mosmarrëveshje për shelfin kontinental

Turqia paralajmëroi Greqinë të martën se nuk do të tolerojë një ndryshim në kufirin detar grek. Paralajmërimi vjen pak ditë pasi Athina tha se kishte planifikuar të zgjeronte ujrat e saj territoriale deri në 12 milje në perëndim të vendit.

Ujërat territoriale janë një çështje e ndjeshme ndërmjet dy vendeve fqinjë që ndahen nga Deti Egje. Turqia dhe Greqia kanë patur mosmarrëveshje për shelfin kontinental përkatës prej shumë dekadash.

Turqia ka paralajmëruar më parë se nuk do të përjashtonte një veprim ushtarak për të mbrojtur interesat e saj. Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar, tha të shtunën se Athina ka planifikuar të zgjerojë ujrat territoriale në detin Jon, por kjo nuk do të prekte rajonin e Egjeut.

Ministria e Jashtme e Turqisë, megjithatë, tha se kishte marrë shënim deklaratat e Athinës rreth planeve për një zgjerim gradual të ujërave uterritoriale greke, shkruan VOA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet