Zëri lutës i mamasë së 13 vjeçarit me autizëm përballë deputetëve: Tim bir s'e pranojnë në shkolla, s’më ndihmon askush 

Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë i ka kushtuar një dëgjesë të veçantë ndërgjegjësimit ndaj autizmit, ku u evidentuan problematikat e individëve me autizëm. Një zë lutës ndaj shtetit, ishte ai i mamasë së një djali 13 vjeçar me autizëm. Përballë deputetëve, ajo kërkoi minimalisht ndihmë për pagesën e qendrës së shërbimit, njësoj siç shteti paguan për shkollat apo kopshtet. 

“Vetë si prind ndiej që shteti ka qenë shumë pak mbështetje për mua. Pse? Duke qenë se e para, im bir edhe sot që është 13 vjeç nuk flet. Duke e nisur që te konsultori i cili në mënyrë absolute nuk më njoftoi ose nuk me indikoi që im bir mund të kishte ndonjë problem që unë vetë të drejtohesha te një specialist. Qoftë edhe më vonë, në moshën e kopshtit, askush mua nuk më ka mbështetur. Edhe në kopsht më thonin ‘Jo ne nuk mund të kujdesemi për këtë fëmijë sepse çrregullimi i tij bën që të ketë një agresivitet të lartë’. Edhe në shkollë askush nuk e pranon tim bir. Pse? Sepse është agresiv. Nga momenti në moment, tani është i qetë pas 5 minutash s’di ç’mund të bëj. Unë këtë dua, në rregull ti s’më siguron dot mua as kopshtin as shkollën, por të paktën qendrën ku ai merr shërbimin. Të më paguhet qendra që shërbimin bazë ashtu siç paguan shteti për shkollat, për kopshtet t’i jepet edhe kësaj qendre. Pse mua duhet të më kushtojë? Pse mua më duhet të punojë që të paguajë qendrën, në një kohë që kjo mua duhet të më jepet nga shteti si ndihmë”. 

Nëna e 13-vjeçarit me autizëm në Komisionin e Shëndetësisë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023