Zgjedhja e anëtarëve të KLGJ, Xhafaj: Një garanci e fortë për zbatimin e reformës në drejtësi. Shpresoj të tregojnë përgjegjshmëri

Zgjedhja e anëtarëve të KLGJ, Xhafaj: Një garanci e fortë për zbatimin e reformës në drejtësi. Shpresoj të tregojnë përgjegjshmëri

Fatmir Xhafaj, deputet i Partisë Socialiste

Një hap të rëndësishëm dhe një garanci të fortë për ecurinë dhe zbatimin e reformës në drejtësi, e ka konsideruar Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zgjedhjen e 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë .

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj ka reaguar pas zgjedhjes së 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke thënë se përzgjedhja e anëtarëve të KLP tregoi ndryshimin rrënjësor që po pëson kjo strukturë.

Në mesazhin e tij në Twitter, Fatmir Xhafaj kërkon që edhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit të tregojë të njëjtën përgjegjshmëri.

Përzgjedhja e anëtarëve të KLP dje, nga mbledhja e gjithë prokurorëve, shenjë e qartë e fillimit të ndryshimit rrënjësor në strukturën e Prokurorisë. Cilësia e procesit të përzgjedhjes konfirmim i zgjidhjeve të duhura kushtetuese dhe ligjore për krijimin e “Qeverisë” së sistemit të drejtësisë sipas standardeve më të mira euroatlantike. Një përzgjedhje shumë e respektuar. 6 prokurorë me integritet të lartë, me vlera profesionale të spikatura dhe me kontribute të njohura në drejtësinë penale. 6 prokurorë që japin shpresë e garanci, që të kemi një qeverisje të përgjegjshme të sistemit të Prokurorisë”, shkruan Xhafaj.

Një ditë më parë janë zgjedhur 6 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, Gent Osmani, Antoneta Sevdari, Kosta Beluri, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi do të jenë anëtarë e KLP-së nga radhët e prokurorëve.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Ja cili është vlerësimi i qytetarëve shqiptarë për punën e qeverisë Rama

Sondazhi në Report Tv/ Ja cili është vlerësimi i qytetarëve shqiptarë për punën e qeverisë Rama