Zgjedhjet e parakohshme në Turqi, opozita bëhet bashkë kundër Erdogan

Zgjedhjet e parakohshme në Turqi, opozita bëhet bashkë kundër Erdogan

Parlamenti turk

Pesëmbëdhjetë deputetë turq nga partia kryesore opozitare CHP, kanë shkuar në Partinë Iyi, në mënyrë që kjo parti të mund të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që janë thirrur nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale për 24 qershor. Zgjedhjet e rregullta ishin paraparë të mbaheshin mbas një viti.

Ky njoftim u prit me kundërshtim nga partitë opozitare pasi ata thonë se Erdogan synon të ketë një presidencë me fuqi më të mëdha ekzekutive.

Sfiduesi kryesor i Erdoganit po konsiderohet Meral Askener, ish-ministër i Brendshëm, i cili vitin e kaluar ka formuar Partinë Iyi.

Autoritetet duhet të vendosin nëse partia e Aksener, që ka vetëm pesë deputetë në Parlament, mund të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Prandaj, 15 deputetë nga partia sekulariste CHP i kanë bashkuar kësaj partie, për të përmbushur numrin e duhur në mënyrë që të marrë pjesë në zgjedhje.

Në Turqi, partitë me 20 e më shumë deputetë njihen si grupe parlamentare dhe me automatizëm kanë të drejtë të marrin pjes5 në zgjedhje. Partia CHP, pas largimit të këtyre deputetëve ka 116 deputetë në Parlamentin prej 550 ulësesh.

Kjo lëvizje thuhet se është bërë për të sfiuduar Erdoganin.

“Miqtë tanë nuk do të njihen si deputetë që lëshuan partinë e tyre. Historia do t’i njoh ata si heronj, që shpëtuan demokracinë”, ka thënë zëdhënësi i partisë CHP, Bulet Tescan./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë