Zgjedhjet e PD-së në Kukës rifitohen nga Rexhmati, Paloka: Jemi në një situatë shumë të keqe politike

Zgjedhjet e PD-së në Kukës rifitohen nga Rexhmati, Paloka: Jemi në një situatë shumë të keqe politike

Pamje nga momenti i zgjedhjeve për kreun e PD-së në Kukës

Procesi zgjedhor i Partisë Demokratike për krerët e degëve në Kukës është përmbyllur me rifitoren e Arif Rexhmatit. Në zgjedhjet për kreun e degës, Arif  Rexhmati mori 118  vota, ndërsa rivali i tij, sekretari organizativ i degës, Fasli Gërmizi mori 16 vota. 

I pranishëm në këtë proces ishte edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Paloka bëri thirrje për një bashkim të demokratëve, duke e cilësuar si të domosdoshme për situatën "e keqe" politike. Sipas tij, faji për këtë rëndon vetëm mbi kryeministrin Edi Rama. Këtë të fundit, Paloka e cilëson si prodhues të urrejtjes sociale dhe urrejtjes krahinore.

PD është një! Si individë vërtetë jemi shumë, por mund të kemi mendime dhe ide të ndryshme. Por, në fund ne na bashkon Partia Demokratike. Të gjithë duhet të mendojnë në cdo moment sesa ta cojmë PD aty ku e meriton, jo vetëm në Kukës por në të gjithë Shqipërinë. Sot, si kurrë më parë, qytetarët kuksiane kanë nevojë më shumë për Partinë Demokratike. Jemi në një situatë të keqe politike me një qeveri që është më e keqja që ka patur Shqipëria; me një kryeministër të sëmurë psiqik. Përveç urrejtjes sociale, ai po fut edhe një urrejtje krahinore mes shqiptarëve. Një kryeministër që tallet me shqiptarët nuk mund të jetë kryeministër .

Edi Paloka, Deputet i Partisë Demokratike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Magjia e sportit, ushtari ukrainas ndjek kombëtaren e futbollit nga llogoret e luftës

Magjia e sportit, ushtari ukrainas ndjek kombëtaren e futbollit nga llogoret e luftës