Zgjedhjet lokale 2019/ Petro Koçi në Report Tv: Në listat e PS edhe përfaqësues të Lëvizjes Studentore

6 muaj e ndajnë Partinë Socialiste nga data e zgjedhjeve lokale, ndërkohë që motorët e fushatës kanë nisur të ndizen, duke përfunduar me çështjen e koalicionit të PS me aleatët. Petro Koçi, nën sekretar për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat në Partinë Socialiste, tha se koalicioni që socialistët do të bëjnë për zgjedhjet e 30 qershorit do të jetë një koalicion i cili do të jetë në vijimësi aktiv dhe jo vetëm për fushatën elektorale. Koçi shtoi se pjesë e koalicionit mund të bëhen edhe parti që nuk kanë qenë më parë në koalicion me PS.

Kemi bërë disa takime në planin formal. Kemi folur për mënyrën si formalizohet një koalicion zgjedhor. Është fokusuar diskutimi tek fakti se koalicioni nuk duhet të funksionojë vetëm në fushata elektorale por edhe në vijimësi. Kur janë zgjedhje vendore, shpesh ka ndodhur që kanë bërë pjesë edhe parti që në një vështrim tradicional nuk kanë qenë pjesë e të njëjtës familje zgjedhore. Kjo mund të ndodhë sërish, por ne jemi të hapur për mundësi të tilla, por duke parë kontekstet lokale.

Petro Koçi, Nën Sekretar për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat

Nën Sekretari për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat në Partinë Socialiste, tha se pjesë e listave të Partisë Socialiste dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, mund të bëhen edhe përfaqësuesë të Lëvizjes Studentore, të rinj me integritet që kanë ngritur kërkesa legjitime. Koci shtoi se LSI do të shënojë një humbje të konsiderueshme në këto zgjedhje.

Ne do të përpiqemi që edhe nga Lëvizja studentore të bëhen pjesë e listave tona. Ne jemi të hapur që përfaqësuesë të studentëve të jenë në lista. S’ka vetëm forume partiake, por do të ketë edhe njerëz që vijnë nga grupime të ndryshme.  Protesta i hapi sytë politikës, dhe me të drejtë Rama tha se lëvizja studentore ishte një shuplakë. Në emër të kësaj mirënjohjeje dhe duke patur parasysh se ky është një resurs njerëzor i pazëvendësueshëm. Ata që kanë qenë pjesë e lëvizjes kanë mirënjohjen e Partisë Socialiste.  Është shpejt për të folur për surpriza. Në këto parti ka fenomene nga më të ndryshmet. Një pjesë e kësaj partie është realisht në mbështetje të PS. LSI ka një tkurrje të madhe, ka një humbje të identitetit të saj. Kur ka qenë në bashkëpunim me PS ka ruajtur identitetin e saj. Është bërë si një pjesë e PD. Kjo është arsye e fortë pse kjo parti do të shënojë humbje dhe do të korrë atë që ka mbjellë. Kuptohet që do të zëvendësohen të gjithë ata që nuk kanë energji. Ata që kanë energji do të kandidohen sërish. Partitë politike nuk e kanë lejen që të bëhen gabime. Do të zgjidhen kandidatët më të zotë, që do të dëshmojnë se janë të zotë për të qeverisur.

Petro Koçi, Nën Sekretar për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi