Zgjedhjet lokale, Balla sfidon Bashën: Do të drejtojmë edhe bashkitë që ti i mban peng

Zgjedhjet lokale, Balla sfidon Bashën: Do të drejtojmë edhe bashkitë që ti i mban peng

Taulant Balla te Panairi i Belshit

Kryetari i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar disa foto nga qyteti i Belshit duke treguar sesi është transformuar duke u kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik. ‘Kush e mban mend si ishte Belshi vetëm tre vite më parë kur drejtohej nga partia e Lulit dhe si Belshi është transformuar’ thotë ai. E ndërsa vitin tjetër do të zhvillohen zgjedhjet lokale, Balla shprehet se PS do të marrë përgjegjësinë e ndryshimit të drejtimit edhe në bashki të tjera të vendit, të cilat prej vitesh janë peng i modelit Lulzim Basha: “kryetari fle vetëm gjumë”. Ndër bashkitë kryesore që drejtohen nga të zgjedhurit e PD janë Shkodra, Kukësi dhe Pogradeci.

Tashmë Belshi i rilindur tërësisht është një destinacion i rëndësishëm turistik në qarkun e Elbasanit. Dje dhe sot zhvillohet në Belsh festa “Nimfa e Liqeneve”. Panairi i prodhimeve bujqësore, koncerte folklorike dhe sigurisht mikpritja e popullit të kësaj zone nuk duhet humbur.

Kush e mban mend si ishte Belshi vetëm tre vite më parë kur drejtohej nga partia e Lulit dhe si Belshi është transformuar sot nën drejtimin e Arif Tafanit me mbështetjen e plotë të Kryeministrit Edi Rama, diferenca është si nata me ditën.

Edhe 240 ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore 2019 kur duhet të marrim përgjegjësinë e ndryshimit të drejtimit edhe në bashki të tjera të vendit, të cilat prej vitesh janë peng i modelit Lulzim Basha: “kryetari fle vetëm gjumë”. E GJITHË VËMENDJA TE JU

Taulant Balla

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtësia: 15/09/2018 16:14

    Po aman ore kur do vij ajo dit që mos të ketë nëpër këmbë nga këta.

    Përgjigju
  • Xhelali: 15/09/2018 14:16

    BALLES I RDHI PRAPE DITA PER TU DHENE FSHATAREVE DEKODERA TV PER TE VOTUAR PER PS KJO ESHTE KORRUPSIONI I RADHES SE PS ME TE KRYKORRUPTUARIN TAULANT JARIS BALLA

    Përgjigju
  • Populli: 15/09/2018 11:22

    Asnje socialist I ndershem nuk ju voton me se jeni te pabese na keni mashtruar . Po te Doni prova jua servirim

    Përgjigju
  • Populli: 15/09/2018 11:17

    Do merrni lesht e Currit o te pabese

    Përgjigju
  • Eliot: 15/09/2018 10:51

    Akoma pretendoni të rrini në pushtet mor kulish komunistash... Akoma doni ta zhvatni këtë popull.. O Toyota yaris,o bastard o llumi i shoqërisë shqiptare

    Përgjigju
    • te hyfte ari: 15/09/2018 11:39

      O Halim, prit se ske pare gje akoma, kelyshat e komunizmit si Luli Sala eshqupsitat e tjere po dridhen si lepujt. Bej llam llam ti

    • Hinglateri: 15/09/2018 11:28

      Sa te jene bisha Berishe hienat Monike oktapode Meta...e skutha Basha & CO ne pushtet te petjetshem

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit