Zgjedhjet lokale, Nard Ndoka në ’45 minuta’: Me këtë klimë opozita shkon drejt bojkotit, ja kushtet tona

I ftuar në emisionin ’45 minuta’ për të diskutuar mbi temën ‘Opozita bojkot për reformën zgjedhore’, ishte anëtari i Komisionit Zgjedhor, Nard Ndoka.

I pyetur nga gazetari Denis Minga mbi qëndrimet e opozitës, Ndoka është shprehur se me klimën në të cilën ndodhet vendi, opozita mund të mos futet në zgjedhjet e ardhshme pasi nuk ka siguri për zgjedhje të lira dhe të dekriminializuara.

Më tej, kryetari i PDK-së, është shprehur se një gjë e tillë ende nuk është vendosur pasi është ende një pistë diskutimi brenda grupit të opozitës.

Nuk kemi një garanci për luftë kundër krimit. Maxhoranca po vazhdon me axhendën e saj. Ajo po përgatit krimin për t’u futur në process zgjedhor. Pra duke e parë në këtë kontekst gjykoj që duhet marrë  një vendim në qëndrimin tonë ndaj parlamentit. Ne kemi dëshirën dhe duam të futemi në zgjedhje. Por po shkohet drejt bojkotit. Megjithatë ende nuk ka një vendim përfundimtar.

Nard Ndoka, kryetar i PDK

Sipas Ndokës, kusht për hyrjen në zgjedhje është projektligji për vettingun e politikanëve dhe ndryshimi i paketës së 7 ligjeve të paketës së reformës në drejtësi.

INTERVISTA E PLOTË:

Kishit një qëndrim opozitar për të mos shkuar sot në Komision?

Është një bojkot në të gjitha Komisionet. Opozita e ka dhënë kontributin e saj dhe në një sërë çëshjtjes është rënë dakort në parim. Por ne kemi një maxhorancë problematike me lidhjet e saj me krimin. Sidomos me fenomenet e fundit që ka ndodhur.

Pra me këtë klimë opozita mund të mos futet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Është një pistë diskutimi. Është madje edhe debat i hapur brenda opozitës. Nuk kemi një garanci për luftë kundër krimit. Maxhoranca po vazhdon me axhendën e saj. Ajo po përgatit krimin për t’u futur në process zgjedhor. Pra duke e parë në këtë kontekst gjykoj që duhet marrë  një vendim në qëndrimin tonë ndaj parlamentit. Ne kemi dëshirën dhe duam të futemi në zgjedhje.

Ju po thoni që nuk do futeni në zgjedhje?

Nuk është dëshira por po shkohet drejt asaj.

Nuk do të merrni më pjesë në komisonin e reformës?

Nuk ka një vendim përfundimtar. Ne nuk kemi garanci që do të kemi zgjedhje të lira.

Cilat janë kërkesat e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje?

Projektligji për vettingun e politikanëve. Të ketë një garanci për të marrë disa përgjegjësi përballë këtij fenomeni. Ajo që është më efidente është përballja politike që ka opozita në këto zgjedhje.

Keni kërkuar ndryshimin e 7 ligjeve?

Po, janë pjesë e paketës së reformës në drejtësi. 7 ligjet që janë ndryshuar të kenë konsensusin e opozitës.

Ka një kakofoni në raport me kryeministrin, është kusht prania e zotit Rama në krye të qeverisë për mosfutjen në zgjedhje?

Këto janë rregullat e politikës. Ai sot është kryeministër i vendit. Ai s’ka vullnet politik për të na siguruar zgjedhje të lira. As garanci ligjore. Nëse ne i kemi këto nuk shoh ndonjë arsye për të mos marrë pjesë në zgjedhje me Ramës si kryeministër.

Zgjedhjet mund të legjitimohet pa ju, e keni menduar këtë gjë?

Kjo nuk është demokraci. Nuk është normale që opozita të mos jetë në zgjedhje. Opozita mund t’i tregojë maxhorancës se konsensusi është i nevojshëm.  Rama ka vetëm tepsinë e tij. Nëse do t’i bëjë zgjedhjet ashtu…

Pse Rama është kaq i lidhur me grupet kriminale? Ai ka frikë nga humbja drastike. A ka opozita grupe kriminale rreth vetes? Jo. Ne duam zgjedhje. Kam marrë kosto në ligjet që kam votuar kundër kërkesave të Ramës për ndryshimet e ligjeve. Sot ne kërkojmë standarte. Ai kur ishte në opozitë ka kërkuar pushtet. Pastaj kodi zgjedhor, Rama donte një listë që ta zgjidhte me dorën e tij. Pavarësisht se këto kërkesa i kanë interesuar edhe PD.

Jeni për Vettingun apo për dekriminalizimin?

Emergjente është dekriminalizimi. Pastaj Vettingun ta bëjë SPAK dhe BKH.

Pra ju jeni dakort?

Po, patjetër. Por për mua është shumë e rëndësishme dekriminalizimi. Duhet bërë sa më parë. Banda në Shkodër u godit kur opozita bojkotoi parlamentin.

Pse nuk u goditën më parë?

Rasti më i freskët i deputetit të PS me djalin e tij. Duhet ta kërkojë opozita që shteti të funksionojë.

Keni besim se drejtësia?

Besoj që po, ose me vetëgjyqësi pastaj.

A është e bashkuar opozita? Se ka elementë të pakënaqur psh zoti Dule.

Unë shoh që opozita ka një agjendë të përbashkët. Kjo është pjesa që bashkon opozitën. Ka probleme? Patjetër që po sepse jemi një opozitë plural. Por këto nuk janë pengesa.

Batata e Idrizit për pemën pa kokrra, si qëndron?

Ishte një batutë në lidhje me realitetin në fakt. Rama ia morri deputetët dhe e ka braktisur. Ramës nuk ia lënë as ta përmendin si çështje, çështjen çame. Është çështje e ndjeshme, ai problem zgjidhet vetëm me drejtësi ndërkombëtare.

Kalimi i deputetëve nga një parti me tjetrën, a mund ta zgjidhni me ligj?

Është një kërkesë e tillë. Por deputetit nuk i mohohet e drejta e lëvizjes. Gjithashtu ky është problemi më i madh i politikës shqiptare.

Po sa i përket platformës së opozitës për të goditur biznesin e oligarkëve?

Jo vetëm që është normale por është një gjë e domosdoshme. Ne po luftojmë atë që e kanë prishur konkurencën mes bizneseve. Kryeministri ka zgjedhur disa personazhe, ato edhe kanë vjedhur me të djathën ndërsa Rama justifikohet se këto njerëz ka qënë edhe më parë.

Si do ta bëni ju këtë?

Nuk janë vendime polike ato që do ti përjashtojnë. Nuk do të penalizohet vetëm kompania por edhe zyrtari që ka bashkëpunuar. Opozita nuk është e pafajshme. Ka peshën e vetë. Edhe opozita tani pastron edhe veten. Kur ke një paketë të madhe antimafia kjo është shumë e rëndësishme. Është një përgjegjësi politike e mirëpritur nga qytetarët. Kjo opozitë thotë që unë nesër këto individë, do ti kthehen buxhetit të shtetit.

Garancia që opozita nuk do të vijojë gabimet?

Paketa ligjore. Nuk po e thotë thjesht me fjalë. Edhe nëse Basha do të ketë dëshirën që të gabojë do ta pengojë paketa ligjore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shla: 02/10/2018 19:10

    Po cfar opozite je ti mer klluf . Po ti nuk ke as antarsi , po je servil dhe parazit qe ha majtas djathtas . Veji detyre vetes qe te ikesh nga politika se bon pis me injorancen tande .

    Përgjigju
  • Tata: 02/10/2018 19:06

    Nonen politikes shqiptare Ku ne gjirin e saj ka te tille Gomer si gomar Nardi Nika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund